Ekstradohet nga Athina, grabiste me armë shoferët dhe pasagjerët

Lajmi ritransmetohet me fotoTiranë, 22 janar NOA – Ekstradohet nga Greqia
një 23-vjçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vjedhje me armë.
Saimir Sulaj, 23-vjç nga Fieri është
ekstraduar sot nga Athina e Greqisë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, më
datë 24 prill të vitit 2008, e ka dënuar atë me 15 vjet burgim, për kryerjen e
veprës penale të "Vjedhjes me armë”.
Ngjarja për të cilën është shpallur fajtor
23-vjçari ka ndodhur më datë 17 shtator të vitit 2006, rreth orës 19:00, në
aksin rrugor Mallakastër - Tepelenë, në afërsi të fshatit Fratar, kur ai i
armatosur ka ndaluar disa automjete.Me dhunë dhe përmes kanosjes, ai u ka grabitur
drejtuesve të mjeteve dhe pasagjerëve të tyre shuma të konsiderueshme parash
dhe telefonat celularë. I riu u identifikua dhe u shpall në kërkim nga policia ndërsa kishte arritur tu
shpëtonte prangave pasi ishte larguar drejt shtetit helen.
I kërkuari u kap në gusht të vitit të kaluar
nga policia greke me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë gjë e cila u bë e
mundur ditën e sotme.
k.k/NOA