E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lulzim Basha në Bruksel,merr mbështetje për vizat

18/11/2009  Barrot vlerëson arritjet e Shqipërisë

TIRANE- Komisioni Evropian konfirmon mbështetjen për liberalizimin e vizave për qytetarët shqiptarë vitin e ardhshëm. Një gjë të tillë e bëri me dije në forumin ministror të Bashkimit Evropian, presidenti i KE-së Jacques Barrot, i cili u shpreh se Shqipëria ka përmbushur kriteret më të rëndësishme për heqjen e vizave dhe ky proces do të finalizohet në vitin 2010. “Dialogu vazhdon dhe unë shpresoj që vitin e ardhshëm ne do të shkojmë drejt heqjes së vizave për shqiptarët. Unë isha në Shqipëri kur dhashë pasaportën e parë biometrike dhe tani shoh që Shqipëria ka bërë përpjekje të mëdha për heqjen e vizave. Rruga që është bërë tregon se heqja e vizave do të arrihet në vitin 2010”,-u shpreh Barrot. Ndërkohë ministri Basha gjatë këtij forumi ministror falënderoi përfaqësuesit më të lartë të Komisionit Evropian për mbështetjen e dhënë dhe siguroi se Shqipëria është në hapat e fundit të përmbushjes së të gjitha kritereve të përcaktuara në udhërrëfyesin e liberalizimit të vizave. Basha informoi se Shqipëria po kryen me ritmin më të shpejtë në rajon pajisjen e qytetarëve me pasaporta biometrike. Këtë e dëshmon fakti se brenda një kohe të shkurtër mbi 250 mijë qytetarë shqiptarë janë pajisur me pasaporta biometrike.

E. Qyno

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›