Selim Muca mbrohet ndaj akuzave per pronat, hoxhallaret mbrojne Kriston
18/11/2009
Komuniteti mysliman nw mbrojtje ndaj akuzave, hoxhallarët deklaratw pwr Kriston
Tronditen krerët e komunitetit mw tw madh besimtar
Besimtarët myslimanë duket se po ndihen të befasuar përditë e më shumë. Jo vetëm kryesia e Komunitetit Mysliman, por dhe fraksionet e krijuara janë vënë në qendër të disa debateve. Ndërkohë me anë të deklaratave për shtyp secila prej tyre mbron debatet e hapura mbi ta. Kështu, kreu i Komunitetit Mysliman, Selim Muça, reagon ndaj akuzave për shitjen abuzive të pronave të këtij komuniteti, ndërsa shoqata e hoxhallarëve i del në mbrojtje Artan Kristos, tashmë i akuzuar për terrorizëm. Duke parë ndjeshmërinë për këto çështje, gazeta publikon të plota të dyja deklaratat.
Komuniteti Mysliman reagon pas akuzave mbi pronat
Para disa ditësh në medien e shkruar individë anonimë, të vetëquajtur “teologë”, kanë ngritur disa pretendime mbi keqmenaxhimin e pronave nga krerët e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë. Pavarësisht dashakeqësisë dhe pavërtetësisë apo shpifjeve të paskrupullta të artikullshkruesve, e ndiejmë për detyrë qytetare e fetare, bazuar në të dhënat e drejtorisë së Vakf-Investimeve dhe Pronave, ti bëjmë të njohur opinionit publik sa më poshtë:
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë e ka pasur gjithmonë në qendër të vëmendjes problemin e pronave, njohjen, kthimin e kompensimin si dhe menaxhimin e vënien në efiçencë të tyre. E gjithë veprimtaria e KMSH-së në qendër e në rrethe realizohet sipas statutit dhe akteve ligjore e nënligjore në fuqi dhe jo nëpërmjet individëve të veçantë. Çdo veprim që ka të bëjë me zhvillimin dhe vënien në efiçencë të pronave realizohet sipas procedurave korrekte, të cilat miratohen nga forumet vendimmarrëse të tij, që janë: Kryesia dhe Këshilli i Përgjithshëm. Edhe për çështjet e ngritura para pak ditësh nga artikullshkruesit anonimë për Myftininë e Durrësit janë ndjekur dhe zbatuar të gjitha procedurat përkatëse të përcaktuara në statut dhe rregulloren e brendshme të KMSH-së.
Është tashmë i njohur fakti se Komuniteti Mysliman është emblema e kulturës fetare të trashëguar ndër shekuj dhe e farkëtuar në faqet e historisë së këtij vendi. Institucioni më i lartë përfaqësues i myslimanëve shqiptarë funksionon konform Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe statutit të tij. Ky institucion ushtron aktivitetin e tij të organizuar në shkallë vendi sipas rregullave të përcaktuara në statutin e tij. Megjithatë, hera-herës nga individë të caktuar shfaqen prirje për ti dhunuar këto dimensione ligjore. Për më tepër, individë të tillë nuk kanë për të qenë asnjëherë pjesë e personalitetit fetar shqiptar që gëzon ky institucion. Turbullira të caktuara nga këta pak individë, të cilët nuk përfaqësojnë as teologë, as mendimin teologjik mysliman në Shqipëri, kërkojnë të njollosin figurat më të larta të KMSH-së: kryetarin, sekretarin dhe myftiun. Kohë më parë ata janë përjashtuar nga forumi më i lartë vendimmarrës, pra nga Këshilli i Përgjithshëm, për shkak të qëndrimeve të tyre jofetare dhe abuzive. Hapësirat kushtetuese garantojnë lirinë dhe praktikimin e besimit për çdo individ. Brenda këtyre hapësirave funksionon edhe KMSH-ja, si të gjithë komunitetet e tjera fetare.
Tendencat e tyre me forma presioni për ta orientuar KMSH-në drejt militantizmit apo particizmit kanë marrë me kohë përgjigjen e tyre. Përbaltja që tentohet ti bëhet KMSH-së nga këta individë me baltë joshqiptare gjoja për shkak të “transparencës”, nuk mund të fshehë nxitjen nga ana e tyre të veprimeve antikushtetuese, kërcënuese, duke manifestuar edhe dhunë fizike, të cilat bien ndesh me Kuranin dhe normat e fesë islame. Këto janë fenomene jofetare, madje të rrezikshme edhe për sigurinë kombëtare.
KMSH-ja ka qenë dhe mbetet garant i trashëgimisë tradicionale fetare në Shqipëri dhe është e vendosur në këtë rrugë dhe në asnjë mënyrë nuk do të lejojë prishjen e saj nga frymëzime të errëta, të cilat kërkojnë uzurpimin e KMSH-së dhe Institucioneve të tij, përdorjen e tij më pas jashtë funksionit fetar.
Veç kësaj, sqarojmë opinionin publik se disa nga këta individë me angazhimin e tyre në parti politike tashmë e kanë bërë zgjedhjen e tyre, por nga ana tjetër i kujtojmë se e kanë humbur të drejtën e tyre për të ndërhyrë në punët e brendshme të institucioneve fetare, pasi, sipas Kushtetutës, feja është e ndarë nga politika.
Bashkojmë lutjet tona drejtuar Krijuesit të Gjithësisë për të na dhënë pjekuri, devotshmëri, sinqeritet, maturi, përkushtim e mëshirë për të gjithë.
I lutemi Zotit xh.sh., që ti orientojë energjitë e secilit në dobi të fesë e të vendit.
Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë
H. Selim Muça
Hoxhallarët në mbrojtje të Artan Kristos
Ndaj akuzave që penalizojnë myslimanët shqiptarë për nxitje të akteve terroriste
Duke u nisur nga ngjarjet e fundit, të arrestimit të një predikuesi mysliman, që u pasua nga akuza për terrorizëm, si dhe nga mënyra se si kjo çështje u trajtua nga mediet, ne, nënshkruesit e kësaj deklarate, jemi të detyruar të sqarojmë se:
1. Dënojmë çdo propagandë apo aktivitet kriminal që cenon jetën, pasurinë dhe moralin e qytetarëve të këtij vendi, qoftë kjo edhe nën petkun e fesë dhe besimit. Ashtu siç dënojmë dhe abuzimin që bëhet nga persona të ndryshëm me koncepte të tilla islame, siç është xhihadi, për të justifikuar aktet terroriste, që nuk kanë të bëjnë aspak me të.
Xhihadi në konceptin islam nuk është aspak strehë për dhunën ndaj të pafajshmëve, për prishjen e rendit publik dhe terrorizimin e popullsisë civile. Xhihadi është përpjekje njerëzore për ruajtjen e paqes, sigurisë dhe vendosjen e drejtësisë, ku njerëzit të shijojnë lirinë që u ka falur Zoti. Në këtë kuptim, ai përfshin në vetvete para së gjithash çdo aktivitet paqësor të besimtarëve, që përpiqen për lartësimin e së mirës. Lufta e armatosur, sipas islamit, është opsioni i fundit, i padëshiruar, por që mund të ligjërohet vetëm në kushte ekstreme të vetëmbrojtjes dhe nën juridiksionin e një shteti. Zoti për këtë shprehet në Kuran dhe thotë: “Sikur Allahu të mos u kishte dhënë njerëzve mundësinë për tu mbrojtur nga njëri-tjetri, do të shkatërroheshin manastiret, kishat, sinagogat dhe xhamitë, në të cilat përmendet shumë emri i Allahut” (22:40).
2. Terrorizmi është përdorimi i dhunës për arsye politike. Për këtë arsye, tradita e shenjtë islame është kundër terrorizmit, ashtu si dhe kundër çdo lloj filozofie ku qëllimi justifikon mjetin, pavarësisht se sa i lartë mund të jetë qëllimi. Por, ashtu si fetë e tjera qiellore, hebraizmi dhe krishterimi, islami ka një trashëgimi luftarake, xhihadin, i cili disiplinohet nga konsiderata etike të formuluara qartë në librat themeltarë të fesë. Kjo gjë shprehet qartazi në tekstet fetare, ku lufta konsiderohet si një alternativë e detyruar në mbrojtje të jetës, fesë dhe pasurisë nga një agresion i jashtëm, si e drejtë themeltare njerëzore për rezistencë ndaj okupimit.
3. Prej disa dekadash në vende të ndryshme të botës grupe terroriste janë përpjekur të monopolizojnë dhe përdorin idealet klasike të xhihadit për veprimet e tyre politike, duke projektuar veten si përfaqësues të një tradite të nderuar. Dijetarët myslimanë kanë demaskuar këto përpjekje dhe kanë vënë në dukje se terrorizmi dhe xhihadi janë në kundërshtim me njëri-tjetrin qoftë në ideologji, qoftë në metodologji. Të njësosh xhihadin me terrorizmin, siç është bërë në akuzën e ngritur ndaj Artan Kristos, në një kohë kur lufta kundër terrorizmit është edhe një luftë idesh dhe idealesh, është tu japësh një fitore të pamerituar ideologjike terroristëve. Terroristët nuk janë luftëtarët çlirimtarë të xhihadit, ata janë thjesht kriminelë. Të njësosh terrorizmin me xhihadin, është njëkohësisht cenim për besimtarët myslimanë, sepse inkriminon pa të drejtë traditën e tyre, si dhe për gjithë popullin shqiptar, i cili nuk ka nevojë për prurjen artificiale të tensioneve nga regjione të tjera me tensione politike që nuk janë tonat.
4. Në lidhje me akuzën që është ngritur ndaj Artan Kristos për thirrje dhe nxitje të akteve terroriste, duke u nisur nga çfarë është bërë publike në medie nga organi i akuzës, ne si teologë dhe njohës të mirë të problematikave fetare konstatojmë se:
1. Çështja e xhihadit luftarak në botën islame është një problematikë që i përket një konteksti politik të largët nga yni dhe për këtë arsye e gjykojmë të papërshtatshëm trajtimin e temave të tillë në radhën e besimtarëve shqiptarë. Xhihadi që u intereson myslimanëve shqiptarë është predikimi i fjalëve të Zotit, bamirësia ndaj njerëzve, toleranca ndaj të tjerëve dhe nxitja për çdo vepër të mirë, që lartëson virtytin e njeriut.
2. Në shprehjet e Artan Kristos, të paraqitur këto ditë nga mediet, pavarësisht retorikës së përdorur, ne nuk konstatojmë se ka elemente me prapavijë nxitjen e akteve të terrorit në të ardhmen e afërt apo të largët. Për më tepër dhe për aq sa e njohim Artan Kriston, ai është një kritik i ashpër ndaj akteve terroriste, ashtu sikurse edhe të gjithë studentët shqiptarë që kanë studiuar në universitetet islame. Kjo dëshmi jona bazohet vetëm mbi atë çka njohim prej tij personalisht, si dhe çfarë dallohet qartë nga ligjëratat dhe shkrimet e tij. Kështu që u bëjmë thirrje organeve përkatëse të studiojnë me ndihmën e ekspertëve nuancat dhe terminologjinë e përdorur për rastin në fjalë, të akuzës për nxitje të akteve terroriste dhe të tregojnë përgjegjësi legale dhe qytetare në procedimin e tij. Ashtu siç u bëjmë thirrje organeve shtetërore, medieve dhe mbarë opinionit publik që të jenë sa më objektivë dhe të kujdesshëm në trajtimin e çështjeve të tilla delikate, të cilat prekin ndjenjat e një komuniteti të madh njerëzish dhe cenojnë tolerancën dhe bashkëjetesën e qytetarëve të këtij vendi.
Ne gjykojmë se asnjë e mirë nuk i vjen vendit tonë nga nxitja e fobive ndaj islamit dhe myslimanëve, që kanë treguar për shekuj me radhë se kanë qenë faktor i paqes dhe harmonisë mes shqiptarëve.