E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Protestat per Gerdecin, jashte cdo morali"

Presidenti i Nderit te Asamblese te Partise Republikane, Sabri Godo e cilesoi diten e djeshme protesten e partive opozitare per tragjedine e Gerdecit, si jashte cdo morali njerezor. Republikani Godo theksoi se i vetmi qellim i Partise Socialiste dhe Levizjes Socialiste per Integrim, ishte gara mes tyre dhe asnjera nuk kishte per qellim perkujtimin e thelle ndaj viktimave, qe humben jeten nje vit me pare. "Protestat e djeshme te PS-se dhe LSI-se ishin jashte cdo lloj morali. Mitingjet e zhvilluara ne sheshet qendrore ishin vetem nje gare mes ketyre partive politike dhe ishte nje keqperdorim i viktimave qe humben jeten", deklaroi republikani Sabri Godo. Sipas tij, lideret e opozites jane vete te perfshire ne lidhje te aferta dhe te dyshimta me te akuzuarin kryesor te tragjedise se Gerdecit, Mihal Delijorgjin dhe per kete arsye nuk kishin moral te kryenin tubime per viktimat qe humben jeten nje vit me pare. Po keshtu Godo, deklaroi se edhe Prokuroria e Pergjithshme eshte perdorur politikisht ne lidhje me Gerdecin. Sipas Godos, ne hetimin e kesaj ceshtje jane perdorur standarde te dyfishta dhe nga ana e prokurorise ka pasur qendrime kontradiktore. Ai eshte shprehur se perdorimi politik i kesaj tragjedie te rende, eshte nje veprim tjeter i demshem ne kurriz te ketyre njerezve. Dy dite me pare nenkryetari i Partise Republikane, Neritan Alibali i beri thirrje qytetareve te distancoheshin nga mitingjet qe organizonte opozita neper sheshe, pasi sipas tij, lideret e opozites kerkonin perfitim politik nga kjo tragjedi e ndodhur ne 15 marsin e vitit te shkuar. Alibali madje denoi dhe lincimin, sipas tij, qe i behet kryetarit te PR, Fatmir Mediut.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›