"Akuzat ndaj meje dhe familjes, mungese vizioni"
Pas protestes te organizuar me rastin e 1-vjetorit te tragjedise se Gerdecit, kryesocialisti u shfaq dje ne publik dhe ne formen e nje bashkebisedimi me mediat, falenderoi ato per transmetimin e kesaj ngjarjeje si edhe qytetaret, qe ishin te pranishem apo qe e ndoqen ate nepermjet mediave. "Deshiroj te falenderoj nga zemra te gjithe ata qytetare e qytetare, qe i dhane jete atij manifestimi madheshtor, i cili eshte ndjekur ne te gjithe Shqiperine dhe pertej kufijve te Shqiperise, nga ku na kane mberritur me qindra e qindra mesazhe pergezimi dhe falenderimi", shprehu mirenjohjen Rama. Ne lidhje me zgjedhjet, kryetari i selise roze shpjegoi se "eshte ne syte dhe ne mendjet e te gjitheve, fakti qe per here te pare ne historine e lirise dhe te ketij tranzicioni, nje force politike e shkruan programin e saj, duke u nisur nga shqetesimet dhe sugjerimet e njerezve". Per sa i perket koalicionit te krijuar nga Partia Socialiste, Rama theksoi se synohet nje koalicion qytetar. "Bashkimi yne i ri synon; nje koalicion te gjere qytetar, nje koalicion te gjere njerezish, qe duan ndryshimin dhe qe nuk mund dhe nuk duhet te jene te perjashtuar nga perpjekja per ndryshim, per faktin se nuk jane te perfshire dhe te rreshtuar ne nje parti apo ne nje parti tjeter", sqaroi Rama. Ndersa akuzat e ngritura nga mazhoranca mbi te dhe familjen e tij, kryesocialisti i vleresoi si shprehje kuptimplote te krizes se ideve. "Akuzat e kundershtareve tane, kunder meje dhe familjareve te mi, por edhe me gjere se kaq, jane shprehja me kuptimplote e krizes se tyre te ideve, e krizes se argumenteve te tyre, e mungeses se tyre te vizionit dhe te asaj, qe ata perfaqesojne politiken e vjeter te se shkuares", komentoi lideri socialist akuzat ndaj tij.