Tajlanda zgjedh kryeministrin e ri

Abhisit Vejjajiva
Bangok, 15 Dhjetor, 11:10, NOA - Pas disa muaj trazirash në Tajlandë, parlamenti ka zgjedhur kryetarin e Partisë Demokrate të opozitës, si kryeministër të ri të vendit.
Abhisit Vejjajiva e mundi me afro 40 vota një aleat të ish-kryeministrit të mërguar, Thaksin Shinawatra.
Partia Demokrate, përkrahësit e së cilës bllokuan dy aeroporte të Bangkokut muajin e kaluar, mbështetet nga elita tradicionale, ndërsa aleatët e Thaksinit, fitues të disa prej zgjedhjeve të fundit, gëzojnë kryesisht përkrahjen e krahinave të varfra në veri të vendit.
Para pak ditësh, duke e ndjerë pranë fitoren, Abhisit tha se Tajlanda kishte shumë punë për të bërë: "Kjo është një sfidë e madhe për gjithë vendin. Më e rëndësishmja është se ne sjellim unitetin. Ne rikthejmë besimin në Tajlandë", tha zoti Abhisit.
Teksa në parlament zhvillohej votimi, rreth 100 përkrahës të Thaksinit protestuan para parlamentit dhe ngritën barrikada.
NOA