E Diel, 1 Nëntor 2026

Bllokuesit në kufi ruhen nga policët

 Sigurinë e kamionëve të cilët kanë bllokuar kufirin në Bllacë është duke e bërë edhe policia maqedonase. Siç shihet në foton e postuar nga agjencia e lajmeve ‘albeu’ në foto shihen qartë se janë tre policë me uniformë që kujdesen për sigurinë e kamionëve, edhe pse qëndrimi i tyre aty është i paligjshëm dhe në kundërshtim me normat ndërkombëtare. Gjithashtu kjo agjenci transmeton se prej katër ditësh shoqata "Makamtrans" po pengon lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe mjetet e transportit kurse autoritet nuk bëjnë asgjë për t'i larguar nga aty kamionët, pasi i bëjnë presion Prishtinës zyrtare për të tërhequr masën e bllokimit të prodhimeve nga Maqedonia. /Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›