Rama lëndoi kombin shqiptar

(E plotësuar) Ish kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha nuk ka lënë pa komentuar vizitën e kryeministrit Edi Rama në Kosovë. Në profilin e tij në Facebook Berisha thotë se vizita e tij ishte përçarëse dhe se një ngjarje e tillë nuk duhej të ndodhte kurrë.
Berisha më tutje thotë se një kryeministër i dekretuar nuk mundë të bëjë vizita zyrtare; “Te dashur miq, Kryeministri i dekretuar, z.Rama, zgjodhi Kosoven per viziten e tij te pare zyrtare. Nje kryeminister i dekretuar nuk mund te beje vizita zyrtare por mendoj se ky rregull nuk ka vlere ne rastin e dy kryeministrave te kombit tone.
Gjithashtu ish kreu i PD-së në postimin e tij gjithashtu ka thënë se Rama injoroi rolin e Ibrahim Rugovës. “Mirepo ne nje akt perçares te paimagjinueshem z.Rama injoroi teresisht ne fjalen e tij ne Parlamentin e Kosoves rolin e Presidentit Rugova, arkitektit te Kosoves se Pavarur. Me kete qendrim te pashembullt z.Rama detyroi deputetet e LDK te braktisin sallen e Parlamentit gjate fjales se tij dhe lendoi thelle jo vetem qytetaret e Kosoves por dhe mbare kombin shqiptar”.
-------
Ish kryetarja e kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli, ka përkrahur bojkotin e LDK-së që ju dha fjalimit të kryeministrit shqiptar Edi Rama. Topalli në profilin e saj në Facebook ka ironizuar me kryeministrin Rama duke thënë se atij ju dha një shuplakë.
Posti origjinal i ish krye kuvendares Topalli;
“Kuvendi i Kosoves i dha shuplake Rames.Deputetet shqiptare u ngriten dhe bojkotuan fjalimin e tij. Edhe aty foli per bashkim e beri perçaresin. Premtimet e Papandreut ,i paska dhe per Kosoven! !!!!!!
Qe besa, or burra,
Nuk dij kah t'qajë,
Mbasi do t'thirret
Sod derri dajë...
/Indeksonline/