E Diel, 1 Nëntor 2026

Elbasan, 26 vjeçari dhunon vajzën me aftësi të kufizuara

Një i ri i moshës 26 vjeçare nga Elbasani, është kapur nga policia për shkak të abuzimit seksual ndaj një vajze me aftësi të kufizuara.
Sipas NOA.al, autori është Nertil Kruja, I cili ka kryer marrëdhenje seksuale me fqinjen e tij shurdhmemece .
Ngjarja ka ndodhur një vit më parë, por që në pamundësi për të treguar rreth ngjarjës, 20 vjeçarja ka vonuar hetimet.
Puna intensive e hetuesve, ka bërë që të identifikohet dhe prangoset Kruja, dhe Gjykata e Elbasanit t’i shqiptojë burg pa afat deri në hetimet për ngarkimin e tij. /Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›