E Shtunë, 31 Tetor 2026

ShBA-RUSI, bisedimet për Sirinë

Diplomatët amerikanë dhe ata rusë për të dytën ditë në Gjenevë do të vazhdojnë takimet për të gjetur një zgjidhje për mënyrën e vendosjes nën kontroll ndërkombëtar të armëve kimike ruse.

Takimi i së djeshmës në mes të Ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov dhe Sekretarit amerikan të Shtetit, John Kerry zgjati përreth një orë.
Sipas korrespodentit te BBC, thuhet që palët vazhdojnë të mos pajtohen sa I përket mënyres sw zgjedhjës së situatës në Siri.
Ndryshe nga takimi i parë, që ishte bilateral mes SHBA dhe Rusisë, në takimin e së premtes pritet të marrë pjesë edhe i dërguari i posaçëm i OKB-së për Sirinë, Lakhdar
Brahimi. Ky i fundit kërkon të vihet në dijeni nëse bisedimet mes Moskës dhe Uashingtonit mund të hapin një dritare të re për një zgjidhje përmes dialogut për Sirinë.
Takimet mes amerikanëve dhe rusëve për të diskutuar planin rus për dorëzimin e armëve kimike, për të cilin ka rënë dakord edhe Bashar al-Assad, pritet të vazhdojnë edhe përgjatë fundjavës./Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›