Rama takon edhe Pacollin

(E plotësuar)
Kryeministri Rama është takuar edhe me zëvendës kryeministrin Behgjet Pacolli për të cilin nuk ka kursyer fjalë të mëdha.
“Unë përkulem me respekt para namit te madh te Behgjet Pacollit si njeri në rradhë të parë dhe para Behgjet Pacollit si zëvendës kryeminister me kontributin e madh per njohjet e kosoves”, tha Rama.
Gjatë takimit është biseduar edhe lidhur me portin e Shëngjinit dhe për krijimin e mundësive për investime të ndërsjella.
-------
Në homazhet para varrit të Presidentit të ndjerë, Ibrahim Rugova, Edi Rama injoroi ato që LDK-ja sot i tha, kur ai nuk përmendi emrin e ish Presidentit ne Kuvend.
Gjatë vizitës, Rama çmoi lartë figurën e Ibrahim Rugovës ku sipas tij, ai mbetet një ndër figurat të cilët dhanë gjithçka për Kosovën.
“Në këtë vend ku prehet njeri pa të cilin Kosova që kemi sot nuk do të ishte bërë realitet, siç nuk do të ishte bërë pa të gjithë protagonistët tjerë, ata që dhanë jetën për të dhe ata që vazhdojnë të punojnë pa u lodhur për ndërtimin e saj shtete i ri, sovran, demokratik. Lavdi pirjet kujtimit të Ibrahim Rugovës dhe të të gjithë atyre që vunë gjithçka kishin në themelet e Kosovës së re”, ka thënë ai.
Poashtu, kryeministri Rama i shoqëruar nga ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Islam Lauka në kuadër të vizitave të tij gjithashtu nuk ka lënë pa qëndruar edhe në Prekaz ku është pritur nga Murat Jashari. Me këtë të fundit Rama ka bërë së bashku homazhe tek varri i komdandtit legjendar të UÇK-së , Adem Jashari dhe të dëshmorëve të tjerë në kompleksin e varrezave të dëshmorëve. Me këtë rast, Murat Jashari njoftoi kryeministrin Edi Rama edhe për luftën e lavdishme të Jasharëve, e cila sipas Jasharit ndryshoi historinë e popullit shqiptar të Kosovës. Me rastin e kësaj vizite në Prekaz, Murat Jashari ka falënderuar kryeministrin Edi Rama për vizitën, ndërsa ky i fundit theksoi kontributin e papërsëritshëm të familjes Jashari, në veçanti të ikonës së luftës së UÇK dhe të të gjithë dëshmorëve për çlirimin e Kosovës.Indeksonline/