E Shtunë, 31 Tetor 2026

Të thellohet bashkëpunimi

Kryeministri i Republikës së Shqipërisë Edi Rama në orët e mbrëmjet vizitoi edhe Lëvizjen Vetëvendosje ku u takua me kreun e saj Albin Kurtin.

Takimi mes Ramës e Kurtit u diskutuan shumë çështjet ndër to edhe zhvillimi dhe faktorizimin kombëtar të shqiptarëve gjithandej ku ata jetojnë.

Në këtë takim u diskutuan edhe shumë çështjet tjera që sot paraqiten si mundësi për zhvillimin dhe faktorizimin kombëtar të shqiptarëve gjithandej ku ata jetojnë thuhet në komunikatën e Lëvizjes Vetëvendosje.

Bashkëpunimi i thelluar në rrafshin ekonomik, politik, infrastrukturor dhe arsimor, janë hapa të domosdoshëm për zhvillimin e gjithmbarshëm kombëtar.

Në këtë drejtim të dyja palët pajtohen se ka mundësi të shumta të pashfrytëzuara deri tash.

Gjithashtu gjatë ditë kreu i PS-së është takuar edhe me kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinajn. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›