E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bursa studimi në universitet indiane

26/01/2010  Çelen aplikimet
Agjencia e Programit të Bashkëpunimit Ekonomik dhe Teknik të Indisë (ITEC) ofron 2 dy bursa studimi për pjesëmarrje në kurse 1-vjeçare trajnimi për punonjësit e shërbimeve civile. Njëkohësisht qeveria indiane ofron edhe një tjetër bursë për programe studimi të nivelit Bachelor, master ose doktoratë në universitetet indiane, për vitin akademik 2010-2011. Kjo ofertë përfshin programe studimi për muzikë, arte figurative dhe dance. Përjashtohen nga kjo ofertë programet e studimit për mjekësi, farmaci dhe stomatologji. Qeveria indiane mbulon shpenzimet e shkollimit, të akomodimit dhe të ushqimit, por jo ato të udhëtimit. Programet e studimit zhvillohen në gjuhën angleze. Aplikantët duhet të kenë njohuri shumë të mira të kësaj gjuhe. Pala indiane do të organizojë një test për të verifikuar shkallën e njohurive të gjuhës angleze. Kandidatët që do të aplikojnë për arkitekturë ose PhD duhet të paraqesin një abstrakt për fushën e propozuar të kërkimit, ndërsa ata që dëshirojnë të studiojnë në fusha arti duhet të përfshijnë në dokumentacion video ose kaseta me demonstrimet e tyre. Pas përfundimit të studimeve, kandidati duhet të kthehet në Shqipëri për të punuar për një periudhë të caktuar kohe. Afati i fundit për dorëzimin e dokumentacionit pranë sektorit të Marrëdhënieve me Jashtë në MASH është data 15 shkurt 2010.
Përhapja
Sipas të dhënave të publikuara, pohohet se zona e Shkodrës, Lezhës dhe Tropojës, raportojnë numrin më të lartë të pacienteve të prekura nga kanceri i qafës së mitrës. Ky lloj kanceri është i dyti për sa i përket përhapjes te gratë, si dhe i treti në shkaktimin e nivelit të vdekshmërisë.
Trajtimi
Fatkeqësisht shifra e të prekurve nga ky lloj kanceri ka ardhur gjithnjë në rritje. Sipas mjekëve, ende kemi një nivel shumë të ulët të përdorimit të paptestit (një test i thjeshtë, që identifikon ndryshime prekanceroze në qafën e mitrës), i cili kryhet vetëm nga një përqindje e vogël e grave.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›