Bloom-Kerr drej altarit

Momente të lumtura për ciftin e mirënjohur Orlando Bloom-Miranda Kerr.
Aktori dhe modelja kanë vendosur më në fund që të shkojnë në altar për të kurorëzuar dashurinë e tyre pasi këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i tyre.
Pas tre viteve fejesë “Pirati i Karaibeve” dhe modelja e Victoria's Secret arritën të binden se ka ardhur koha për të krijuar një familje. Mesa duket propozimin e ka bërë Bloom.