Lezha feston Natën e Bardhë të Kulturës Shqiptare
Mijëra banorë të Lezhës, Shëngjinit, Laçit dhe zonave përreth mbushën sheshin “Skanderbeg” të qytetit të Lezhës në aktivitetin kulturor “Nata e Bardhë e Kulturës Shqiptare”, organizuar nga bashkia e qytetit në bashkëpunim me Ministrinë e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve. Koncertin festiv e pasoi edhe një panair me produkte tipike të kësaj zone. Kryetari i Bashkisë së Lezhës, z.Viktor Tushaj tha se “Lezha është një qytet mjaft i rëndësishëm i cili ka pasuri të mëdha natyrore, por edhe kulturore, të cilat vlejnë të vihen në pah”. Ndërsa për Klodian Pajunin, drejtor i përgjithshëm i Turizmit dhe Trashëgimisë Kulturore në MTKRS theksoi se “ky aktivitet bën të mundur të vihen në pah bukuritw dhe elementët e veçantë turistik të qytetit të Lezhës. Nata e Bardhë e Kulturës Shqiptare vijoi me fituesit e konkursit “Shqipëria është Kulturë” në muzikë, kërcim, aktrim, pantonimë etj.
#