E Diel, 1 Nëntor 2026

Grate rome braktisin tregun mesojne rrobaqepesi

Historia e 15 grave rome te cilat braktisen tregun e Gabit dhe sot jane kthyer ne rrobaqepese te kerkuara tregon se nese kthen vemendjen tek ky komunitet gjithcka mund te arrihet. Fale projektit per Fuqizimin e komuniteteve lokale ne nevoje i mbeshtetur nga Programi i Zhvillimit te Kombeve te Bashkuara ne Shqiperi nje grup grash te komunitetit rom ne Tirane gjeten aty mundesine e largimit nga jeta e tyre e perditshme qe rendom niste me mbledhje kanacesh e shkonte deri tek shitja e rrobave te perdorura ne tregjet e shumta qe ka kryeqyteti. Duke pare nevojen e tregut por dhe nje lloj aftesie qe vete ato kishin perftuar nga tregtia me veshjet ne treg vete keto gra kerkuan nga drejtuesit dhe koordinatoret e ketij projekti aftesimin e tyre per rrobaqepese. Permes nje kursi katermujor 15 grate rome mesuan te qepin ndersa treguan aftesi individuale ne stilim dhe modelim. Ne fund te kursit ato perfituan nga projekti nje makine qepese. Tashme ato jane te vetepunesuara duke iu pershtatur nevojave te tregut te lire. Por ne Laprake me fillimin e vitit te ri shkollor grate menduan tu bejne dhurate uniformen shkollore te gjithe atyre femijeve rome qe skishin mundesi ta blinin ate. Tomoko Unaki specialistja per koordinim dhe raportim e ketij projekti shprehet se Hatixhe Sula nje nga grate qe mori pjese ne kete kurs sot nuk eshte vetem nje rrobaqepese shume e mire por dhe nje aktiviste sociale e cila po sensibilizon komunitetin rom ne zonat e kryeqytetit per tu bere sa me aktive. Nje grup te rinjsh po bejne kursin e hidraulikut dhe te tjere ate te elektricistit. Nje tjeter objektiv i ketij projekti eshte edhe regjistrimi i popullsise rome dhe egjiptiane. Ne Tirane jane regjistruar 40 familje qe presin miratim dhe per banese sociale. Projekti i shtrire ne kater qytete te medha te vendit si Tirana Elbasani Durresi dhe Fieri ka organizuar 11 grupe me baze komunitare qe synon permiresimin e jetes se komunitetit rom dhe egjiptian ne infrastrukture sociale si kopshte qendra sociale por dhe rruge kanalizime dhe ujesjelles. Ky projekt ka si objektiv permiresimin e sigurise njerezore te drejtat civile te ketij komuniteti dhe fuqizimin e institucioneve ndaj tyre. Ajo qe eshte me e rendesishmja projekti ka arritur ti mobilizoje anetaret e ketij komuniteti te cilet propozojne fushat ku duhet te nderhyhet per permiresimin e jetes se tyre. a.l

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›