E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA dhe OSBE: Mbeshtetje qeverise se re te Berishes

Pas mbeshtetjes dhe vleresimit maksimal te zgjedhjeve te pergjithshme parlamentare te 28 qershorit nga ana e zv.presidentit te Asamblese Parlamentare te OSBE-se, Volfgang Grosruk, kane qene SHBA dhe strukturat e larte te OSBE, ato qe kane dhene vleresim pozitiv per keto zgjedhje. Madje kane deklaruar dhe mbeshtetjen dhe bashkepunimin me qeverine Berisha, te dale nga keto zgjedhje. Keto mesazhe i jane percjelle ministrit te Jashtem shqiptar, Lulezim Basha nga zv/ndihmes Sekretari amerikan i Shtetit, Stjuart Xhons dhe Sekretari i Pergjithshem i OSBE-se, Mark Perin de Brishambo. Dy zyrtaret e larte e kane mbeshtetur kete proces dhe kane premtuar mbeshtetjen per qeverine e re te koalicionit PD-LSI, e cila do te kryesohet nga kryeministri aktual, Sali Berisha. Gjate takimit qe Basha pati me Xhons ne Blend te Sllovenise, zyrtari amerikan tha se e mirepret zgjerimin e bashkepunimit me qeverine e re qe do te drejtohet nga Berisha. Ai siguroi gjithashtu ministrin Basha, per mbeshtetjen e SHBA ne rrugen e Shqiperise drejt integrimit Evropian. Nje mbeshtetje per qeverine e re, e cila vjen per here te pare pas zgjedhjeve te 28 qershorit, qe certifikuan si fituese te tyre te djathten, e cila ne bashkepunim me LSI-ne e Metes, krijojne kuorumin e duhur per te qeverisur kater vitet e ardhshme vendin. Ne te njejten linje ka qene dhe Sekretari i Pergjithshem i OSBE, i cili ka shprehur mbeshtetjen e saj per forcimin e institucioneve demokratike ne Shqiperi, duke vleresuar procesin zgjedhor ne vend dhe dhene mbeshtetjen per qeverine e re, te dale nga keto zgjedhje. Nje deklarate e cila jepet ne vigjilje te raportit perfundimtar te OSBE/ODIHR-it per zgjedhjet parlamentare te 28 qershorit ne Shqiperi dhe qe ne vija te pergjithshme, duket se percaktojne dhe linjen ne te cilen do te mbahet ky raport per keto zgjedhjeve. Pavaresisht kontestimeve te kreut te opozites, Edi Rama, por dhe te aleateve te tij, duket se nderkombetaret tashme e kane formuluar qendrimin e tyre, bashkepunimin me qeverine e re te kryesuar nga Berisha. Ministri Basha nuk ka munguar te shprehet se tashme, vendi eshte gati per te realizuar te gjitha reformat. Basha u takua gjithashtu me homologun e tij slloven, i cili e informoi per vendimin e qeverise se tij per hapjen ne muajt ne vijim, te ambasades sllovene ne Tirane. Po keshtu ministri slloven, garantoi mbeshtetjen e qeverise se tij per integrimin e Shqiperise ne Bashkimin Evropian dhe per liberalizimin e vizave. S.P

Grosruk: Zgjedhjet ne Shqiperi, me te mirat e zhvilluara deri me tani

Gjate vizites se tij para disa kohesh ne Shqiperi, zv/presidenti i Asamblese Parlamentare te OSBE, Grosruk tha se inkurajon forcat politike qe te cojne perpara reformat ne vend, nderkohe qe sipas tij, qeverise i dalin shume sfida para ne rrugen e integrimit. Teksa eshte ndalur per te komentuar zgjedhje parlamentare te 28 qershorit, ai eshte shprehur se ato ishin zgjedhjet me te mira te zhvilluara deri me sot ne Shqiperi, pavaresish disa problemeve te vogla teknike qe jane verejtur, por qe nuk cenojne legjitimitetin e ketyre zgjedhjeve dhe te institucioneve qe kane dale ose dalin nga keto zgjedhje. Njeheresh, ai eshte takuar me te gjithe aktoret politike ne vend, Presidentin Topi, kryeministrin Berisha, kryeparlamentaren Topalli, kryetarin e PS, Rama dhe kryetarin e LSI, Meta. Rama u shpreh se deklaratat e Grosruk, ishin personale.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›