Blushi: Edi Rama e ka mbushur PS-në me budallenj

Degjeneron mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Edvini i “lëshon” Seserin, Blushit, Malajt dhe Islamit
Ka degjeneruar në mënyrë të turpshme mbledhja e grupit kuvendor socialist dje, teksa deputetë të rinj dhe të vjetër janë ndeshur me sharje dhe fyerje nga më të ndryshmet. Në arenën e fyerjeve ndërhyn edhe Edvini që kërcënon Ben Blushin pse i kthyeu fjalën Rudina Seserit. Pikërisht në këtë arenë sharjesh është formalizuar edhe vendimi, për bojkotimin e punimeve të parlamentit. Kryesocialisti në ikje, Edi Rama duket se ka thelluar hendekun e tij politik dhe ndodhet pranë një skarciteti të afërt, nisur nga farsa e fundit politike që po përpiqet të kuadrojë në PS dhe në politikën shqiptare në tërësi. Mungesa e alternativave dobiprurëse dhe për të abstenuar me çdo kusht politikën e konfliktit dhe të bojkotit, Edvini i ndodhur në errësirë dhe i vetmuar politikisht, zgjodhi të ngujohet pa afat. Gjatë një mbledhjeje me dyer të mbyllura dhe për më shumë se një orë, e cila u kthye edhe në një arenë sherri, grupi parlamentar i Partisë Socialiste vendosi përfundimisht, për të mos hyrë në parlament, seancën e ditës së nesërme, ku bëhet konstituimi i parlamentit pas zgjedhjeve të përgjithshme.
Ndëkohë, kryetari në detyrë i Partisë Socialiste, Edi Rama, deklaroi dje, gjatë një konference për shtyp, se Partia Socialiste nuk hyn në parlament sepse e konsideron këtë institucion me legjitimitet të cunguar. Duke iu referuar mbledhjes së grupit të ri parlamentar të PS-së, Rama u shpreh se “grupi parlamentar i PS-së vendosi të ndërtojë një marrëdhënie të kushtëzuar me parlamentin”. “Ne kërkojmë që parlamenti të vihet në dispozicion të transparencës mbi procesin zgjedhor. Ky parlament është një institucion me legjitimitet të cunguar, pasi është produkt i një maskarade zgjedhore”, tha ai.
Pas rrotullnajave disa javore, sa në asamble në kongres, nga kongresi në kryesi dhe nga kryesia në mbledhjen e grupit parlamentar, Edvini shtoi se PS do të bëjë çdo përpjekje për të vendosur në qendër të vëmendjes domosdoshmërinë që fenomeni i zgjedhjeve të 28 qershori të mos përsëritet më. “Ky nuk është një bojkot në kuptimin tradicional, por është një qëndrim që kushtëzon hyrjen e PS-së në parlament, në mënyrë që të vendosen në qendër të vëmendjes të opinionit publik, të gjitha ato çështje që kanë të bëjnë me problematikën e rëndë zgjedhore”, tha Rama.
Në këtë drejtim, ai informoi se një grup pune do të bëjë propozimet përfundimtare mbi kushtet që do të vendosë PS-së.
Pavarësisht se pretekset e tij, për këtë bojkot janë se duhet të zbardhet e vërteta e 28 qershorit, kryetari në detyrë me sa duket nuk është koshiet se me këtë marrëdhënie parlamentare të kushtëzuar, cenohet procesi i integrimit të vendit në BE dhe lëvizja e lirë e qytetarëve shqiptarë, për faktin e nevojës së konsensusit reformator.
Nisur nga dilemat e çuditshme të Edvinit, të cilat i kritikuan edhe disa nga deputetët socialistë, mbledhja e grupit parlamentar është shoqëruar nga debate të nxehta dhe është kërkuar me ngulm nga deputetët kundërshtarë që të mos bojkotohet parlamenti, por të demonstrohet opozita e vërtetë, atje, në arenën e debatit politik. Por, siç edhe jemi mësuar tashmë, i biri i Kristaqit, nuk është i dhënë pas debateve të drejtpërdrejta, madje nuk është parë asnjë herë në ndonjë ekran televizoni.