E Diel, 1 Nëntor 2026

Edvini e kërcënon Ben Blushin me likuidim, i kujton se ende s’e ka njohur se kush është

Mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Socialiste ka dalë jashtë kontrollit dhe ka degjeneruar krejtësisht. Debati dhe fyrjet mes deputetëve të rinj e të vjetër kanë filluar pas fjalës së deputetes së re, Rudina Seseri. I menjëhershëm ka qenë reagimi i deputetit Ben Blushi, i cili i ka kërkuar Seserit të mos ia përmendë emrin lart e poshtë dhe i drejtohet Ramës duke i kërkuar llogari për nivelin e ulët intelektual që po përcjell PS në skenën politike shqiptare, duke e quajtur selinë rozë një han budallenjsh. Në këtë pikë, ndryshon edhe atmosfera me ndërhyrjen e Ramës, i cili e kërcënon Blushin se ende nuk e ka njohur se kush është....
Nga ky moment mbledhja e grupit kuvendor socialist kthehet në një skenë komike me sharje dhe ofendime nga më të ndryshmet, mes palës kundërshtare të Ramës dhe asaj mbështetëse.
 

Debati i plotë

Rudina Seseri: Unë mbështes plotësisht idenë e Edi Ramës për të bojkotuar parlamentin. Ky është mendimi im për këtë çështje, dhe kjo është çështje e jo vitin kur unë kam hyrë në PS, çështje me të cilën merret ndonjë tjetër këtu, si puna e Benit...
Ben Blushi: Më fal për cilin Ben e ke fjalën?
Rudina Seseri: Për Ben Blushin!
Ben Blushi: Dëgjo këtu moj budallaqe. Mos guxo më, të lakosh emrin tim. Po s’ke faj ti. Fajin e ka ky (Edi Rama) që e mbushi partinë me budallenj si puna jote.
Edi Rama: Unë nuk të lejoj të fyesh deputeten e as deputetë të tjerë të partisë. Më kuptove?
Ben Blushi -Ramës: Po ti kush je që flet ashtu?...
Edi Rama: Unë të thash nuk të lejoj. Do ta mësosh se kush jam.

Në sallë nisin sharjet dhe hilariteti mes palëve. Ndërkohë që ndërhyn Majko.

Pandeli Majko: O zotërinj! Mos bëni kështu se nuk i ka hije askujt. Mos u merrni me gjëra personale. Jemi mbledhur për tjetër gjë. Zoti kryetar, bëjmë më mirë 5 minuta pushim
Bello-Ramës: Jam dakort që t’i vëmë kushte parlamentit dhe të kërkojmë hetim për mangësitë e zgjedhjeve, por duke qenë brenda Kuvendit, ku të luftojmë fort për realizimin...
Rama: Po ja duhet t’u shpjegojmë njerëzve se çka ndodhur më 28 qershor
Bello: Ç’tu themi njerëzve, apo të qajmë si Qitapi i “Portokallisë”  “na vodhi Berisha” e ata të na thonë ku i patët sytë...

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›