Seiti: Tërmeti lëkundi Gjoricën e Shupenzën

Prefekti i Dibrës, Xhaferr Seiti, konfirmoi se një grup pune po grumbullon informacione për dëmet e shkaktuara nga tërmeti i rënë pak para mesnatës së kaluar, mbi bazën e të cilave do të ndihmohen dhe banorët. "Tërmeti me magnitudë 7 ballë të shkallës Rihter, epiqendra e të cilit ishte në fshatin Gjoricë, rreth 19 km në juglindje të qytetit të Peshkopisë, ka shkaktuar dëme ne banesa dhe objekte të tjera, por fatmirësisht nuk u regjistruan të lënduar në njerëz", konfirmoi prefekti Seiti. Sipas tij, pothuajse të gjithë banorët e fshatrave Gjoricë dhe Shupenzë, e kanë kaluar natën jashtë nga frika e ndonjë tërmeti tjetër.
Të paktën 59 lëkundje me intensitet të vogël janë shënuar pas lëkundjes së parë të tërmetit me magnitudë 7 ballë të shkallës Rihter, epiqendra e të cilit ishte në verilindje të vendit. Burime nga Instituti Sizmiologjik thanë se lëkundja e parë, rreth orës 23:52, ka zgjatur 15 sekonda. Lëkundje me fuqi 5.4 ballë janë ndjerë edhe në Tiranë, Durrës, etj. Sipas Institutit Sizmiologjik, lëkundja e fundit është shënuar në orën 06.30 minuta të mëngjesit të sotëm po në fshatin Gjoricë.
Lëkundjet kanë shkaktuar panik tek banorët e zonës së Dibrës, sidomos në fshatrat Gjoricë dhe Shupenzë, të cilët e kanë kaluar natën jashtë. Panik ka pasur edhe tek banorët e Tiranës, sidomos ata që jetojnë në katet e larta të pallateve.