E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reagon Partia Demokratike: Rama po dëmton të ardhmen e 3 milion shqiptarëve për karrigen e tij

Vetëm një orë pas deklaratës së Edi Ramës i cili konfirmoi publikisht se deputetët e tij nuk të marrin pjesë në seancat e kuvendit, ka reaguar Partia Demokratike. Në reagimin e saj, PD shpreh keqardhjen për këtë vendim të sotëm, duke shtuat më tej se Edi Ramtashma e faktoi publikisht se nuk asnjë ndjenjë njerëzor për ata mijëra shqiptarë të cilëve me një veprim të tillë u ka rrezikuar lëvizjen e lirë. Po ashtu sipas PD-së Rama merr vendime vetëm për inetersat e tij për të qendruar edhe pak kohë në krye të Partisë Socialiste, por nga ana tjetër edhe duke prishur imazhin e vendit tonë. 

Deklarata e plotë. 

Sot Edi Rama, humbësi i zgjedhjeve të 28 Qershorit, shpalli publikisht bojkotin e Parlamentit të paralajmëruar me dhjetra e dhjetra herë 2 muajt e fundit, si rrugën e vetme të mbijetesës së tij politike.

Partia Demokratike duke denoncuar këtë qëndrim të tij informon shqiptarët, se me këtë vendim tërësisht në funksion të karrierës së tij politike, Edi Rama  ka si qëllim të vetëm bllokimin e procesit të heqjes së vizave midis Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian, duke dëmtuar në këtë mënyrë qindra e mijra të rinj shqiptarë që presin me padurim të lëvizin të lirë në Evropë dhe duke ndëshkuar qindra e mijra familjarë që po me aq padurim presin të lëvizin të lirë drejt fëmijëve dhe familjarëve të tyre në emigracion.

Me vendimin e tij të sotëm Edi Rama faktoi se është i zhveshur nga cdo ndjenjë dhe normë morale njerëzore dhe se për interesa të veta personale është I gatshëm të marrë cdo lloj vendimi në dëm të qytetarëve shqiptarë.

Partia Demokratike duke mbetur e hapur për bashkëpunim luajal me opozitën u deklaron shqiptarëve se qëndrimet dhe vendimet e Edi Ramës nuk do të mund të pengojnë procesin e heqjes së vizave.

PD ka besim të plotë se Bashkimi Evropian këtyre qëndrimeve primitive do tu përgjigjet me të njëjtin qëndrim sic iu përgjigj bilbilave dhe borive që Rama futi në Parlament për të bllokuar firmosjen e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit midis Shqipërisë dhe BE-së.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›