Mbytet anija në Ohër, 20 të vdekur

Një anije maqedonase me 74 turistë bullgarë është mbytur në Liqenin e Ohrit. Bilanci viktimave nga tragjedia ka arritur në 20 veta. Kjo ende nuk është konfirmuar zyrtarisht nga ana e autoriteteve në terren. Ekipet shpëtimtare po vazhdojnë operacionin e shpëtimit dhe nxjerrjes së viktimave. Qeveria e Maqedonisë dhe presidenti Gjorgje Ivanov kanë shprehur keqardhje për këtë tragjedi të rëndë. Ndërkohë, po sipas korrespodentit të INA, për shkak të tragjedisë, jozyrtarisht ministri i Transportit dhe Lidhjeve ka dhënë dorëheqje, për arsye morale.
Ngjarja
Rreth orës 12:04 një anije me mbi 50 pasagjerë në bord është fundosur sot në Liqenin e Ohrit, në afërsi të autokampit "Eleshec". Sipas informacioneve të para deri më tani është konfirmuar mbytja e 17 personave, ndërsa druhet se numri i viktimave mund të jetë më i madh. Jozyrtarishtë mësohet se anija ka transportuar një grup prej pesëdhjetë turistësh nga Bullgaria. Në vijim është aksioni për nxjerrjen e trupave të viktimave. Janë angazhuar ekipe të policisë së liqenit me barka, ekipe të zhytësve specialë dhe të gjitha automjetet e ambulancave, me të cilat disponon shërbimi për ndihmë urgjente në Ohër. Arsyeja për aksidentin ende nuk është bërë e ditur, ndërsa vendi është i siguruar nga policia, e cila nuk lejon qasje. Në vendin e aksidentit kanë mbërritur zyrtarë të qeverisë së Maqedonisë. Jozyrtarisht, të parët në ndihmë të udhëtarëve në anijen e fundosur kanë ardhur persona nga autokampi me barkë, të cilët kanë arritur të shpëtojnë një pjesë të madhe të tyre
...