Gjermania, mbeshtetje per vizat
Fatjona Mejdini
Gjermania do te mbeshtese Shqiperine, ne procesin e liberalizimit te vizave me vendet e Bashkimit Evropian dhe po keshtu, ne aspiraten e saj per te perfituar brenda ketij viti te drejten per te qene vend kandidat prane BE-se. Ky ishte edhe premtimi qe dha dje ambasadori i Gjermanise, Bernd Borchard, pas pjesemarrjes ne nje stervitje te forcave speciale RENEA. Sipas ambasadorit, Borchard, vendi i tij do te jape mbeshtetje te madhe per dy komponentet kryesore per liberalizimin e vizave, sic eshte lufta kunder krimit te organizuar dhe menaxhimi sa me i mire i kufijve. "Lufta kunder krimit te organizuar, eshte nje element shume i rendesishem ne perafrimin e Shqiperise ne Bashkimin Evropian. Qeveria gjermane deshiron te mbeshtese Shqiperine ne kete proces, pasi eshte vendimtare edhe per liberalizimin e vizave. Gjithashtu ambasada do te ofroje mbeshtetje edhe per menaxhimin e kufijve", deklaroi ambasadori i Gjermanise, i cili theksoi se kufijte jane nje kusht i domosdoshem, per perfitimin e vizave. Nga ana tjeter ambasadori Borchard, konfirmoi se kerkesa e Shqiperise per vendin kandidat ne BE do te shqyrtohet ne vjeshte ne Bruksel. Por perfaqesuesi i vendit te Bashkimit Evropian, ka kembengulur serish se ka nje rendesi te madhe ne kete vleresim, fakti qe lidhet edhe me perfundimin e procesit zgjedhor. "Vleresimi i zgjedhjeve te 28 qershorit, do te kete nje ndikim ne vendimin qe do te merret, per kerkesen e Shqiperise per anetaresimin e saj ne BE", deklaroi Bernd Borchard, duke shprehur keshtu qendrimin e BE-se. Sipas tij, ne vleresimin e zgjedhjeve nje rol te madh do te kete edhe transparenca e financimit te zgjedhjeve. Ambasadori gjerman, theksoi se kjo analize do te zinte nje vend te vecante ne vleresimin e vendit per integrimin e metejshem. "Ne do te analizojme te gjithe procesin zgjedhor dhe fundjaven tjeter, do te shpallet edhe perfundimi i zgjedhjeve. Por, per shembull analiza e financimit te zgjedhjeve nuk ka perfunduar ende. Kjo do te jete nje nga pikat e vecanta ne kuader te procesit elektoral dhe sigurisht, qe do te perfshihet ne vleresimin perfundimtar", deklaroi ambasadori Borchard. Vendimi per statusin e vendit kandidat ne BE per vendin tone, pritet te shqyrtohet gjate Presidences suedeze te Unionit. Standardet me te cilat jane zhvilluar zgjedhjet e ketij viti, priten te jene vendimtare per vleresimin e kesaj kerkese.