E Diel, 1 Nëntor 2026

Blushi Ka ardhur koha qe zgjedhesit te votojne per platformat qe besojne

Pas pakënaqësive të shprehura hapur nga aleatët e opozitës që tashmë nuk ngjet më e bashkuar, Ben Blushi, anëtar i kryesisë së Partisë Socialiste nuk e konsideron më të vlefshëm bashkëpunimin me ta, se sa një aleancë me votuesit. Me këtë logjikë Blushi nuk e llogarit sistemin zgjedhor në disfavor të socialistëve pa një koalicion të gjerë, nëse këta ta fundit do t’i bindin qytetarët për të votuar.
Por sa do të mundet e majta të krijojë këtë bindje, të fitojë zgjedhjet e 2013-ës, nëse nuk do të jetë ajo e majtë ideologjike që Blushi e konsideron të domosdoshme të krijohet. Deri tani, siç ai vërën përmes një metafore, e majta ende nuk ekziston si e tillë.
Sipas tij ka ardhur koha që zgjedhësit të votojnë për platformat që besojnë se do të përmirësojnë jetën e tyre.
Blushi bashkëbisedoi me studentë e gazetarë mbi librin e tij të tretë “Shqipëria”. Sipas tij nuk qendron ideja se letërsia është streha e tij, kur punët nuk i shkojnë mirë në politikë, kjo ndodh thjesht se për të politika ende nuk është aq joshëse, ndonëse një sport ende i lakmueshëm për shqiptarët. I pyetur për marrëdhëniet e tij më Edi Ramën, Blushi beson se komunikimi, qoftë dhe përmes të ashtuquajturës pirje e kafes bashkë, i bën njerëzit të mendojnë mirë për njeri-tjetrin, bindje që iu shpreh një studenti teksa ky e pyeti për kuptimin që kanë kafet e tij me liderin socialist.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›