E Diel, 1 Nëntor 2026

Mblidhet kryesia e PS-se nje dite para Asamblese Kombetare

Partia Socialiste ka mbledhur kryesinë e saj të përgjithshme, në funksion të mledhjes së ditës së nesërme të Asamblesë Kombëtare. Gjatë takimit të kupolës rozë, zhvilluar me dyer të mbyllura, janë diskutuar çështje me karakter organizativ. Çështja e zgjedhjeve të krerëve të degëve të kësaj partie në njësitë vendore, diskutimet mbi ecurinë e përpilimit të programit politik dhe anëtarësimet e reja në rrethe të ndryshme, kanë qenë pikat mbi të cilat kanë diskutuar anëtarët e kryersisë.
Në mbledhjen e drejtuar nga kryetari Edi Rama, riorganizimi i Forumit të Gruas, por edhe ristrukturimi i Forumit Eurosocialist, ishin gjithashtu objekt i diskutimit të kryesisë. Kryesia e Partisë Socialiste, ka diskutuar në parim mbi mundësinë e shtyrjes së Kongresit të FRESSH-it, që ishte programuar të mbahej në fund të këtij muaji. Të gjitha këto tema do t’i nënshtrohen diskutimit në mbledhjen e nesërme të Asamblesë Kombëtare të kësaj partie.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›