E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kreu i LSI-se ne Fier ne konferencen e LRI

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta në kuadër të ristrukturimit të LSI-së në të gjithë Shqipërinë është ndalur në qytetin e Fierit ku ka marr pjesë në Konventën Zgjedhore të LRI-së së këtij qyteti. Meta përgëzoi të rinjtë fierakë për punën dhe energjinë që i kanë dhënë kësaj force ndërsa theksoi se kjo parti krenohet me vendin që u ka dhënë të rinjve në forumet drejtuese.
“Lëvizja Rinore për Integrim ka qenë dhe mbetet forumi rinor më aktiv në të gjithë Shqipërinë sepse LSI i ka krijuar dhe do t’i krijojë të gjithë hapësirat të rinjve dhe të rejave në Fier dhe në të gjithë për të qenë vetvetja, për të qenë ndërtues të së ardhmes së tyre dhe të vendit tonë, për të qenë protagonist në të gjithë zhvillimet politike, në të gjitha sfidat kombëtare”, vuri në dukje Meta.
Madje po në këtë linjë, kreu i LSI-së, duke i falënderuar këto të rinj për angazhimin e tyre shprehu bindjen se “LRI do të vazhdojë të jetë energjia më shpresëdhënëse për të rinjtë shqiptarë, për të rinjtë e Fierit. Se LSI do të jetë alternativa që do të vazhdojë të kujdeset më shumë për të rejat dhe të rinjtë, për edukimin e tyre, për punësimin e tyre, për të treguar të gjitha vlerat dhe aftësitë dhe për të marrë të gjithë vendin e merituar në të gjitha forumet tona, por jam i sigurt edhe përfaqësimin e merituar në të gjithë qeverisjen lokale dhe kombëtare”.
Sipas parimit “një anëtar, një votë”  1200 delegatë në këtë qytet do të zgjedhin kryetarin e Lëvizjes Rinore për Integrim. Për këtë post  kandidojnë : Napolon Laska dhe Gertian Llanaj. 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›