Kapen në Serbi 2.8 tonë kokainë
Një operacion i përbashkët serbo-amerikan ka çuar në konfiskimin e 2.8 tonëve kokainë që ishte planifikuar të shitej në tregun europian. Mediat serbe nuk saktësojnë se në cilin qytet të Serbisë është konfiskuar droga, vlera e së cilës arrin në 120 milionë euro. Agjencia amerikane për Luftë kundër narkotikëve vlerëson se grupet e organizuara kriminale e shfrytëzojnë Serbinë si rrugë tranzite drejt vendeve të Europës Perëndimore.