E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spektakël me makina, Yldon mbështet aktivitetin

Një spektakël i vërtetë. Një ngjarje e rrallë për kulturën, artin dhe biznesin shqiptar. Pak a shumë kështu mund ta quajmë atë që ndodhi mbrëmë afër mesnatës në diskotekën Ura pjesë e komanisë Alpet. Quhet "Crazy Tuning Albania" dhe zhvillohet për herë të parë në Shqipëri.
Por jo vetëm kaq. Mbështës kyesor i të gjithë këtij aktiviteti të rrallë ishte kompania Yldon .
Ky ka qene një show , që nuk është organizuar ndonjë herë në Shqipëri. Janë ekspozuar një numër i konsiderueshem i makinave të markave të ndryshme, por të cilat kanë qenë të modifikuara si me kuaj fuqi , kapacitet kubik , pamje te jashtme , aksesorë akustik , aksesorë të ndriçimit , të pajisura me autoparlante të veçanta etj .
Këto makina janë prezentuar nga pronarët e tyre me detaje , më pas disa nga ato kanë bërë edhe disa demostrime te veçanta përpara të pranishmëve , si xhirim gomash , ecje me shpejtesi shume të madhe , apo edhe duke e lëshuar muzikën në një zë të lartë jo të zakontë . Të ftuar të veqçantë kanë qenë edhe pjesmarrësit e Still Winks , si dhe djem të pasionuar nga motorët .
Kompania Yldon e ka promovuar pijen e saj energjike Stardon , si dhe birrën Grolsch , e cila është pëlqyer jashtë mase nga të pranishmit. Kështu kënaqësia e spektaklit kishte edhe një kënaqësi tjetër: atë të shijimit të dy pijeve tashmë më të njohurat në treg Stardon dhe Grolsch.
Edhe Presidenti i kompanisë Yldon, Ylli Ndroqi e ka përshëndetur këtë aktivitet , duke qenë i pranishëm në aktivitet së bashku me zonjën e tij, Mimoza.
Çdo gjë ka qenë e organizuar shumë bukur dhe me shumë kujdes .
Një gjë e pazakontë për vendin tonë kanë qenë edhe valltaret nga Londra , të cilat për disa minuta kanë argëtuar të pranishmit me një vallëzim të veçantë , si në stil , edhe në paraqitje. Dhe i gjithë ky aktivitet vazhdon me nje garë të makinave të cilat u ekspozuan , duke bërë që edhe autostrada të jetë për disa minuta e bllokuar , dhe përfundon me një urim, "Gëzuar me Grolsch dhe Stardon" .

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›