E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuze: Kam përgjegjësi për humbjen, por ëndrra vazhdon

Futbolli shqiptar duket se do të vazhdojë të jetojë me ëndrën e një kualifikimi për në fazën finale të një europiani apo botërori. Në fakt jemi skuadër e vogël dhe mundësitë që na janë paraqitur shpesh herë nuk kemi ditur t’i shfrytëzojmë, por ajo çka na dëmton më shumë është se ushqejmë veten me ëndrra, të cilat nuk do t’i realizojmë dot. Sapo ka përfunduar faza kualifikuese e botërorit dhe kombëtarja shqiptare e sheh sërish veten në vendin e 5-të në grup, një pozicion të cilin duket se e ka rezervuar prej kohësh. Drejtuesit e kombëtares po pregatitisin projektin, të cilin do ta vënë në jetë për kualifikueset e europianit. Ky projekt do të bëhet i ditur në nëntor, por traineri i përfaqësueses Josip Kuze nuk di të thotë se cili mund të jetë një objektiv i arritshëm për Shqipërinë në këto eliminatore. Tekniku na ushqen përsëri me ëndrrën e pjesëmarrjes në fazën finale.
“Objektivi jonë është kualifimi, nuk do të jetë e lehtë. Por ne do të provojmë.”
Është i njejti refren që dëgjojmë prej shumë vitesh. Dhe gjithnjë në fund të sezonit anëtarët e kombëtares kërkojnë falje. Arritja e kualifikimit sigurisht që nuk do të jetë e lehtë. Për të shkuar në fazën finale duhet të kalojmë shkallët një nga një. Fillimisht duke mos e mbyllur çdo fazë në vendin e parafundit dhe me humbje pasi kemi dalë nga objektivat disa ndeshje më parë. Të mos barazojmë me ekipe si Malta e humbim me Hungarinë, që në fillim menduam se do i linim pas në renditjen e grupit. Të bëjmë lojëra të mira për të rritur koeficientin në renditjen e FIFA-s në mënyrë që të arrihet vazoja e katërt aq e dëshiruar. Në konferencën për shtyp, traineri Kuze pranoi se kishte përgjegjësitë e tij për humbjen në Suedi. Ai tha se me atë lojë të bërë, Shqipëria e meritoi atë rezultat. Tekniku tregoi më pas se për kualifikueset e ardhëshme do të ndryshonte skuadrën. Do të ketë lojtarë që do të qendrojnë, të tjerë që do të promovohen dhe të tjerë që nuk do të jenë më pjesë e ekipit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›