E Diel, 1 Nëntor 2026

Blushi: Mund të ketë rrjedhje anëtarësh drejt LSI-së

Deputeti Ben Blushi tha se nuk mohohet një mundësi e rrjedhjes së anëtarësisë drejt Lëvizjes Socialiste për Integrim. I ftuar në një emision në NTV, ai u shpreh se do varet nga PS nëse do të arrijë të marrë vota nga LSI apo do të ndodhë e kundërta. I pyetur nëse ka një marrëveshje mes tij dhe Nanos për të pritur humbjen e Ramës në zgjedhjet lokale, Blushi tha se "nuk ka asnjë marrëveshje të këtij lloji, sepse rrugët tona janë të ndryshme". "Unë, tha ai, do të mbështes kandidatët e Partisë Socialiste në zgjedhjet lokale". "Partia Socialiste dhe Edi Rama nuk janë e njëjta gjë", theksoi Blushi. Ai u shpreh se e njeh si kryetar të Partisë Socialiste Edi Ramën, pasi respekton mandatin e tij, ashtu sikurse njeh Sali Berishën si Kryeministër.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›