Fjalët e pista, tani nuk ka më turp
Tiranë – Të flasësh flajë të pista nuk është turp. Të bërtasësh duke folur në telefon është krejtësisht e zakonshme. Të shash, të ofendosh, është sërish një gjë normale. Madje, janë femrat ato që e përdorin më shumë këtë gjuhë. Flitet me këtë gjuhë vulgare në rrugë, në shkolla, në mjedise pune, e madje edhe institucione. Shprehje e fjaë që konsideroheshin si shprehje rruge, tashmë kanë hyrë rëndom në fjalorin e shumë të rinjve, e madje edhe nxënësve të shkollës nëntëvjeçare. Ndërkohë që ka humbur fjala më fal. Eshtë kjo moda që ndjekin të rinjtë shqiptarë kohët e fundit,moda e vulgaritetit. Ai që më të rriturit i thonë degjenerim, nuk dëshmohet më vetëm nga veshja, por mbi të gjitha nga mënyra e komunikimit.
Të flasësh me fjalë të ndyra tregon se je bashkëkohor, je trendy. Fjalori i ri kapërcen çdo cak, duke iu përshtatur një gjuhë ordinere dhe aspak të hijshme. Përdorimi i këtij fjalori, duket se nuk ka limit. Përdorimi në masë i rrjeteve sociale duket se e ka stimuluar edhe më tej këtë gjuhë. Duke kërkuar ndjesë për publikimin e tyre, ne po sjellim këtu disa pasazhe, gjithësesi të korrektuara, nga bisedat që zhvillohen normalisht në rrjetin social Facebook mes një grupi njerëzish.
.
Nold Çeku: sh shpejt per kafe me andresa brazilionen tna treg noi stil tbkr
Edison Mecaj: ahhahahahahahahahaha oj me nona po ste kom pa mo te boliiii
Flori Alex : o k.. vetem dje skam shku te boli ditet e tjera aty kam qen si i bukur
‘Sindi koka: hhohoohohoho na eksitove moj
Klea Mema: ahhahahahahhahahah mbahu mi kurva
Endi Jupi: yyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyy amin o zoooooooooooooooooottttt mra tensioni po i fus i kafe ne 1 tnotes per ket trapen ktu:D
Cuni bukur: ej o robsho kujdes si I flet asaj shoqes tim se ti q. ropt
Goca sexy: po ti pse fut hunet o k..e dim vet ca flasim ne
Cuni bukur: ti baxhelle qepe halen se e di vet un si flas se te shkly ne dysh
Goca sexy: ik re pirdhu ti trap muti
Barbi: o kurve kujt I flet ashtu ti kurve se nqs se di e I dashuri im ai te qqelpsir
Por përse të rinjtë përdorin një gjuhë të tillë? A ndjehen komodë ata me këtë fjalor? Në shkollat e mesme të Tiranës, ata thonë se e shikojnë si një gjë normnale kur përdoret mes një grupi shokësh, djem e vazja bashkë. Pra, mes tyre nuk ka turp. Ata krijojnë një familjaritet mes tyre, duhe hequr çdo barrierë komunikimi.
Ne jemi mësuar me këtë të folur. Nëse ne flasim banalisht ndodh zakonisht në ambjente shoqërore, por nëse kjo vjen nga një person i cili nuk është pjesë e grupit tonë atëherë kjo quhet ofendim dhe ne shkojmë deri edhe në konflikte pasi nëse na vjen një fjalë ofenduese nuk e pranojmë - thotë një vajnë në shkollën Sinan Tafaj
Por si e shohin këtë fenomen psikologët?
Sipas psikologes Sonila Prroni ky vulgaritet në të shprehur vjen si pasojë e disa faktorëve ku mund të përmendim:
1-Temperamenti – kjo pasi shqiptarët si popull karakterizohen nga impulsiviteti dhe gjaknxehtësia dhe kjo gjë çon në konflikte, ku si zigjidhje të mundshme shohin sharjet.
2-Modeli familjar- ky është një faktor I rëndësishem, pasi modeli familjar, kultura familjare ka një ndikim të madh tek të rinjtë. Por nëse ata dëgjojnë në familje sharje është e pashmangshme që edhe fëmijët të sillen në këtë mënyrë.
3-Mungesa e disiplinës ose e fjalorit që të shprehin ndjenjat dhe jo sharjet pasi kjo e fundit con në konfliktualitet.
Por Prroni thotë që mos t`i japim këtij fenomeni vetëm konotacionin negativ, pasi ne mund ta shohim këtë edhe nga pikpamja pozitive, pasi edhe pse të rinjtë përdorin gjuhën e rrugës ato kanë tendencë t`i shkojnë deri në fund një bisede apo nje konflikti. Ndryshe ndodh me të rriturit, të cilët i largohen konflikit si pasojë e fjalëve ofenduese.
Sipas psikologes e gjithë kjo ka ardhur si pasoje e një revolucioni gjuhësor. Të rinjtë sot kanë më tepër intensitet komunikimi por jo cilësor. Ata përdorin një gjuhë të varfër.
Përsa i përket idesë nese ky fenomen do te vazhdojë të rritet apo jo, psikologia Prroni mendon se kjo tendencë është në rritje dhe do të duhet disa kohë që kjo situatë të ndryshojë.
Joana Allushi/ IDEA
Shkrime të tjera me interes: