E Diel, 1 Nëntor 2026

Blushi: PS do t'i votoje tre ligjet vetem pas zgjedhjeve

Ish-ministri socialist dhe deputet aktual i opozites, Ben Blushi, thote se bashkimi i Shqiperise me Kosoven eshte dicka e deshirueshme dhe duhet te ndodhe, duke kaluar ne disa etapa qe ai i detajon ne nje interviste per gazetarin Janush Bugajski. Kjo interviste u transmetua mbreme ne Albanian Screen Tv. Z.Blushi thekson se "sigurisht, nje dite mendoj se do te kete nje proces unifikimi mes nesh dhe Kosoves" dhe me tej vlereson se politika shqiptare nuk eshte e ndare ne kete pike, por evidenton si problem ceshtjen ekonomike. Blushi mendon se duhet nje ekonomi me e mire e Shqiperise me qellim qe te mos jete vendi yne faktor pengues apo ngadalesues i procesit te bashkimit. Ai apelon se nese Shqiperia nuk leviz perpara si nje demokraci me e mire, si nje ekonomi qe mbahet vete ne kembe, procesi i bashkimit nuk do te ndodhe, sepse askush s'do te mbeshtese faktin qe dy vende te varfra si ne dhe Kosova te bashkohen per te krijuar nje problem edhe me te madh ne Ballkan.

Tani qe festimet per 100-vjetorin e Pavaresise kane marre fund, u jemi rikthyer realitetit te perditshem, sfidave te perditshme, qe nuk mungojne ne Shqiperi. Si do e pershkruani vitin qe vjen? Cfare mund te presim nga 2013-ta? Duhet te jemi optimist, apo duhet te shqetesohemi?

Tani qe jemi pak me esell nga kremtimi i Vitit te Ri dhe festes se 100-vjetorit te Pavaresise, tani mund te kemi nje tablo me te qarte te asaj qe pret vendi. Kete vit kemi nje date te rendesishme qe jane zgjedhjet. Ne me pak se gjashte muaj ne Shqiperi do mbahen zgjedhjet dhe sic e shihni, te gjitha partite politike po pergatiten per te filluar fushaten, edhe pse disa e kane nisur tashme. Me c'kam pare ne televizor, qeveria e nisi. Ne politike, kjo eshte data me e rendesishme. Shpresoj dhe jam i bindur qe do bejme te pamunduren per te mbajtur zgjedhje te drejta dhe te duhura ne 23 qershor. Persa i perket ekonomise, nese viti qe shkoi ishte tmerresisht i zymte, per shkak te rritjes se borxhit publik, niveli i konsumit ra, vitin qe shkoi u shtua numri i familjeve te varfra, nga nje nivel mesatar kaluan ne varferi. Sic thashe, qeveria mori borxhe te tjera qe tregon se nuk po performon ashtu si duhet. Persa i perket ekonomise, vendi po perballet me ditet me te keqija dhe jo vetem per shkak te krizes ekonomike ne Greqi, Itali apo ne eurozone ne pergjithesi, por ngaqe vendi nuk drejtohet ne menyren e duhur dhe kete nuk e them si opozitar. Ky eshte perceptimi i gjere i popullit.

Meqe po flasim per qeverine dhe opoziten, zyrtaret evropiane te kraheve te ndryshem politike i kane akuzuar te dyja palet, disa here se merren me politika percarese, te polarizuara; per bllokimin e legjislacionit, per berjen e politikes se rruges, qe mund te minoje stabilitetin ne vend. Duhet te presim konflikte te tilla, nje paqendrueshmeri te tille para zgjedhjeve?

Jo. Kemi arritur ne fazen ku qellimi yne eshte nje proces me paqesor. Para zgjedhjeve do perpiqemi te qetesojme ethet elektorale, te promovojme nje proces zgjedhor paqesor dhe sigurisht do perpiqemi te qetesojme mbeshtetesit tane, te cilet, per t'ju thene te drejten, gjithnje kane dyshime ne kete qeveri, kane frike mos ajo u manipulon votat. Edhe pse dicka e tille ka ndodhur gjate 20 viteve te fundit, disa here, madje, sidomos kur z. Berisha ka qene ne pushtet, sic e thashe, do tentojme te jemi te gatshem per t'u thene te gjitheve qe duam nje fushate te qete, se mendojme qe vendi ka nevoje per dicka te tille. Vendi meriton stabilitet, padyshim, por mbi te gjitha, ky vend meriton zgjedhje te drejta. Ne do bejme gjithcka qe ta mundesojme dicka te tille.

Cfare mund te behet me specifikisht per te garantuar se keto zgjedhje nuk do kundershtohen, qe legjitimiteti i tyre te mos vihet ne dyshim. Se e kemi pare shpesh dicka te tille ne Shqiperi. Nje parti fiton, partia tjeter kundershton dhe kemi nje "lufte" qe ndonjehere zgjat disa jave e muaj dhe shume pak pune behet ne legjislature. Ndonjehere, qeveria nuk eshte pro ndryshimeve. Si mund te garantoni kete here qe zgjedhjet do jene te lira dhe te drejta, qe do marrin miratimin e plote nderkombetar dhe qe do e ndihmojne Shqiperine, se po flasim per zgjedhje jetesore persa i perket progresit drejt BE-se. Si mund te sigurohet dicka e tille?

Kemi "luftuar" shume gjate 2-3 viteve te fundit per te permiresuar Kodin Zgjedhor. Dhe shume, ose te pakten disa prej propozimeve tona, arritem t'i fusnim ne Kodin Zgjedhor. Ne nje term me te gjere, Kodi Zgjedhor duket shume here me teper i permiresuar krahasuar me te parin. Le te themi qe do kete me shume qendra numerimi kete here. Nga 66 do kemi te pakten 89 ose 90 kete here. Procesi i numerimit do jete shume here me i thjeshte. Ndoshta nuk do shohim qendra numerimi qe qendrojne hapur 2-3, me raste edhe kater dite, sic ka ndodhur ne Tirane ne 2011-en, ku u desh te pakten nje jave per te numeruar 250 mije vota per zgjedhjet bashkiake. Shpresoj qe kete here te jete ndryshe. Ajo per te cilen kemi nevoje eshte qe votat te numerohen me saktesi. Vullneti i njerezve te mos ndryshohet nga numeruesit, se ajo qe ka ndodhur gjate 2-3 zgjedhjeve te fundit eshte fakti qe votat nuk jane numeruar sic duhet dhe ne zgjedhjet e fundit kishim prova qe ne disa zona, nje ose dy nga mandatet tane apo vende ne Parlament i kaluan qeverise. S'dua te them qe kete here do ndodhe e njejta gje, por sigurisht, ne do marrim te gjitha masat e mundshme qe dicka e tille te mos perseritet dhe te mbrojme votat ne cdo zone qe mundemi.

Shqiperia ka dy parti kryesore, te cilat kane dominuar skenen politike per vite me radhe. Si mendoni, do evoluoje Shqiperia ne nje sistem shumepartiak? Sigurisht, kemi Levizjen Socialiste per Integrim eshte kthyer ne force te trete, tani kemi edhe Aleancen Kuq e Zi, edhe parti te tjera qe po shfaqen me fuqishem. Duke pare nga e ardhmja, si do e pershkruanit skemen politike ne Shqiperi? Po evoluon ne nje drejtim shumepartiak?

Ështe teper heret per te dhene nje mendim. Teper heret per te thene nese do kalojme nga nje sistem dypartiak ne ate shumepartiak. Sigurisht, keto zgjedhje jane interesante edhe per faktin se cfare Parlamenti do nxjerrin. Duket se Parlamenti i ardhshem do jete me i pasur persa u perket partive, krahasuar me aktualin dhe ne fakt, ky eshte nje nga problemet e ketij Parlamenti. Ështe dypartiak. Si socialist do me pelqente me shume nje Parlament i tille, por duke e pare nga pikepamja sesi duhet te funksionoje demokracia, ka te ngjare te na nevojiten me shume parti. Ndonjehere, partite e vogla luajne rol te mire per sistemin. I ndalojne partite e medha te tregohen arrogante dhe….

Dhe monopoliste.

Dhe monopoliste. Per mendimin tim, Parlamenti i radhes do jete me i pasur, do kete me shume se kater ose pese parti, sepse tani kemi nje sistem partiak tre-nivelesh. Kemi dy parti te medha, kemi tre parti te vogla, por te medha dhe pjesa tjeter jane te vogla. Persa u perket koalicioneve, eshte teper heret per te folur. E di qe do me pyesesh per koalicionet e ardhshme. E kemi thene, e kemi bere publike qe do bejme koalicion me cdo force qe do bashkohet me ne per te ndryshuar qeverine, qe te mund te kemi rotacion pas gjashte muajve ne vazhdim. Persa i perket ideologjise, do jete me e lehte kete here.

Dua t'ju pyes pak per Aleancen Kuq e Zi. Pashe sondazhet e koheve te fundit, s'e di sa te sakta jane, me duket se ata kane fituar rreth 15 per qind te votuesve te mundshem, te cilet thone se mund te votojne per Aleancen. Kujt do ia atribuonit kete fitore suksesi te Aleances? Nacionalizmit, politikes kundershtuese? Cila eshte arsyeja?

Besoj se eshte politike kundershtuese. Ata po perdorin nje gjuhe te politikes kundershtuese dhe nuk mund ta mohoj, shqiptaret jane lodhur me partite e medha, se ato e kane qeverisur kete vend per 20 vite rresht. Partia Demokratike ka qeverisur rreth 13 vjet, duke i mbledhur qe nga 1991-shi deri me tani, ata kane qeverisur 13 vjet, kurse ne 8-9 vite. Po pak a shume, dy partite kryesore e kane qeverisur vendin gjate 20 viteve te fundit. Dhe kur shqiptaret mendojne se cfare kerkonin 20 vjet me pare, s'besoj se jane popullsi fort e lumtur. Ata mendojne se mund te kishin arritur me shume. Mendojne se mund te kishin arritur me shume, se dy partite e medha nuk kane qeverisur sic duhej. Ndihet nje lloj lodhjeje ne elektoratin shqiptar dhe kjo shpjegon ekzistencen e partive te politikes kundershtuese si Aleanca Kuq e Zi, apo suksesin e tyre, nese do kete nje te tille, sepse ende s'e dime. Ështe teper heret per te mesuar si do shkojne keto zgjedhje, ashtu si ju e thoni ne Amerike, por sapo zgjedhjet afrojne, dy partite e medha, do jene me te forta dhe me te dukshme. Perseri, votat e elektoratit do jene te polarizuara dhe 90% e votave do fitohet nga dy partite kryesore, kurse pjesa tjeter do ndahet te partite e medha te vogla ose te voglat fare.

Cili eshte opinioni juaj mbi deklaratat e fundit te Kryeministrit te Shqiperise per bashkim kombetar te shqiptareve?

Ne keto zgjedhje, shqiptaret nuk do te shkojne per te votuar se cili do te bashkoje Shqiperine me Kosoven. Ky nuk eshte nje problem dhe s'duhet te jete nje problem ne kete kohe. Problemi eshte ekonomia. Para disa javesh botova nje artikull dhe, sigurisht, nje dite mendoj se do te kete nje proces unifikimi mes nesh dhe Kosoves. Por i vetmi element qe e pengon ecurine e shpejte te ketij procesi, eshte Shqiperia. Nese Shqiperia eshte kaq e dobet dhe kaq e varfer, nuk eshte shume e stabilizuar, ka nje jete politik tejet konfliktuale. Shqiperia, pra, eshte faktori pengues apo ngadalesues i procesit te bashkimit. Dhe nese Shqiperia nuk leviz perpara si nje demokraci me e mire, si nje ekonomi qe mbahet vete ne kembe, si vend ku klasa politike nuk grindet gjithe diten, por arrin konsensus per ceshtje te medha. Nese nuk e ndryshojme vendin, procesi i bashkimit nuk do te ndodhe. Sepse askush s'do te mbeshtese faktin qe dy vende te varfra si ne dhe Kosova te bashkohen per te krijuar nje problem edhe me te madh ne Ballkan. Mendoj se evropianet dhe amerikanet po na ndihmojne te jemi dy demokraci te stabilizuara dhe dy vende te stabilizuara, dhe nese nuk jemi te tille, procesi i bashkimit do te ngadalesohet serish, ashtu sic ka ndodhur me procesin e integrimit qe eshte bere udhe pa krye.

Mos valle po thoni se kur Shqiperia te behet anetare e BE-se, atehere mundesia e integrimit me Kosoven ka per t'u rritur?

Kjo eshte ajo qe thone te gjithe. Une vete nuk e di. Une nuk e di se cfare duhet te bejme me pare: Te bashkohemi me Kosoven dhe mandej te hyjme ne BE, si nje vend i madh, apo te te hyjme se pari ne BE dhe te bashkohemi atje. Por ne BE ne do te jemi te bashkuar ne po te njejten menyre me maqedonasit, me serbet, me kroatet, me lituanezet, me sllovaket…

Pra, ju po flisni per bashkim… Ne po flasim per… Ju nuk po flisni per nje shtet unik politik. Ju po flisni per kriteret e unitetit dhe te integrimit brenda kontekstit te BE-se.

Jo. Te gjithe po flasin. Te gjithe po japin kete pergjigje kur pyeten se kur do te ndodhe bashkimi, nese do te ndodhe! Dhe nese dikush pergjigjet, 'kur te hyjme ne BE, me gjase ne do te jemi te bashkuar atje', sic ka ndodhur me pjesen me te madhe te vendeve qe jane pjese e BE-se. Pyetja ime eshte: A do te bashkohemi me shqiptaret e Kosoves, ashtu sic do te bashkohemi me sllovaket, britaniket, gjermanet, lituanezet, kroatet e serbet? Apo do te kemi me pare nje tip tjeter bashkimi dhe pastaj do te hyjme ne BE? Nese do ta kisha une ne dore ta zgjidhja, do te zgjidhja te dyten, sigurisht. Qe ne te kemi nje proces me te mire bashkimi ne termat e ekonomise, arsimimit, kultures ne pergjithesi, medias, dhe pastaj te arrijme bashkimin e plote me Kosoven.

Pra, mesazhi juaj eshte qe fokusi te jete ne zhvillimin ekonomik, ne bashkepunim rajonal, ne integrimin evropian, dhe procesi i bashkimit do te vije natyrshem gjate kesaj rrjedhe kohore.

Po, keshtu mendoj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›