Cela: Zoti Rama, pse me anuluat lejen e ndertimit
Debati i hapur per pallatin e familjareve te bashkeshortes se kreut socialist, Edi Rama, Linda Rama, solli dje reagime edhe nga pronare te zonave afer pallatit. Edison Tefik Cela, i drejtoi dje nje leter te hapur ish kreut te Bashkise se Tiranes, si trashegimtar i prones se Mediha Frasherit, ku kerkon pergjigje, pse nuk i eshte dhene e njejta e drejte per ndertim edhe pse prona e tij, sipas Celes nuk zinte asnje shesh per lulishte. “Pak metra larg pallatit te bashkeshortes tuaj, ne te njejtin vend edhe une si trashegimtar i prones se bijes te Mehdi bej Frasherit, mora nje leje per zhvillimin e prones time ne pranveren e vitit 2000, nga ana e kryebashiakut Brojka. Kjo ndodhi disa muaj para se ju te zgjidheshit kryetar i Bashkise te Tiranes. Prona ime dhe ndertesa per te cilen mora leje, nuk zinte asnje shesh per lulishte apo per clodhjen e komunitetit. Ndertesa qe do te beja se bashku me kusheririn tim Ardian Toptani, nuk bllokonte pra asnje hapesire, madje ishte ne harmoni me ndertesat ekzistuese”, - informon ne leter Cela. Sipas tij, per afer kater muaj qe leja ishte e vlefshme, sipas detyrave qe i la bashkia, ata investuam 15 milione leke te vjetra per te rregulluar infrastrukturen nentokesore. “Kur po beheshim gati te fillonim punimet, ju papritur me anuluat lejen e ndertimit, pak kohe pasi erdhet ne detyre, pikerisht me 8 gusht te vitit 2000. Vendimi juaj bazohet ne nenin 62 te ligjit 8405. Nuk arrita kurre te marr nje shpjegim me shume pertej ketyre radheve qe keni shkruar ne aktin tuaj. Me muaj dhe me vite kerkova sqarime dhe informacion. Ne fund, i lodhur dhe i pashprese, bashke me kusheririn tim, vendosem ta shisnim pronen. Z. Rama, une vazhdova jeten time, megjithese kurre nuk mora nje pergjigje nga ju, pse ma refuzuat te drejten time per te zhvilluar pronen? Une akoma nuk e di se, pse ju e moret ate vendim, qe mua dhe te afermve te mi na kushtoi shume, pasi u detyruam ta shisnim pronen shume me lire se sa ishte vlera e saj”, - kerkon sqarime Cela. Ai pretendon se nuk kishte asnje arsye per bllokimin e ndertimit pasi nuk zinte asnje hapesire publike duke ironizuar qe Rama, vetem pak vite me vone dha leje ndertimi ne nje hapesire publike 20 metra me tutje. “Pse e perdoret nenin 62 per te me hequr lejen mua dhe pak me vone dhate leje vete edhe pse mbi hapesire publike, pa pyetur fare per nenin 62? Une nuk pata kurre rastin t’iu takoj kur ishit kryebashkiak per t’ju bere keto pyetje, me gjithe perpjekjet e mia. Sot po iu drejtohem permes medias, me shpresen se kesaj radhe do te marr nje pergjigje”, - perfundon letra e tij.