Shkodra prej 5 ditesh pa drita
Kjo lagje me 250 familje prej 5 ditësh është pa energji elektrike.
Banorët e “3 Heronjve” kanë kërkuar zgjidhje nga CEZ, por asgjë nuk është bërë edhe pse janë pagues të rregullt të energjisë elektrike. Transformatori, i cili ka pësuar defekt është marrë nga punonjës të kësaj kompanie, por nuk është risjellë për t’u vënë në funksion.
Emigrantët e rikthyer në Shqipëri thone se përvec se kanë mungesë të energjisë elektrike, ata kanë edhe mbifaturim për energjinë të cilën nuk e kanë konsumuar.
Mungesa e energjisë elektrike në këtë zonë ndodh shpesh nga defektet e njëpasnjëshme të transformatorit.
Defekte ka edhe si pasojë e dëmtimit që ka pësuar fidri 20 kilovolt për shkak të punimeve në unazën lindore të qytetit. Dhe ende nuk po gjen zgjidhje cështja e furnizimit me energji elektrike të banorëve të kësaj lagjeje.