Ambasada e SHBA Te zbardhen plotesisht ngjarjet e 21 janarit

Në përvjetorin e dytë të ngjarjeve tragjike të 21 janarit 2011, ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës shpreh sërish ngushëllimet e saj anëtarëve të familjeve të viktimave por dhe atyrë që u plagosën. Ata ishin të gjithë viktima të një dhune të pakuptimtë dhe të pajustifikueshme. Tani më shumë se kurrë, është nevoja e një zbardhjeje të plotë të ngjarjeve të 21 janarit me anë të një procesi të besueshëm gjyqësor larg cdo ndërhyrjeje politike. Në këtë ditë ku bëhet thirrje për paqen, I bëjmë apel liderëve politikë dhe institucioneve qeveritare të punojnë shumë për të frymëzuar popullin shqiptar që të besojnë në demokracinë e tyre duke përforcuar rendin dhe ligjin.