E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali shqiptari vret ish-gruan dhe te dashurin e saj

Dy shqiptarë janë vrarë brenda një qendre tregtare dhe Aquila të Italisë.
48 vjeçari Burhan Kapllani ka qëlluar fillimisht mbi ish gruan e tij Hyrjeta Boshti 36 vjeç dhe pastaj mbi shokun e saj të ri Shpëtim Hana.
Nga të dhënat paraprake mësohet se krimi ka ndodhur për pasion. Viktimat dhe vrasësi janë me origjinë shqiptare.
Gruaja mendohet se është vrarë brenda në makinë, një opel Zafira e ndaluar në parkingun e qendrës tregtare. Mendohet se ajo është qëlluar në shpatulla, ndërsa shoku i saj është qëlluar në cepin e parkingut, teksa tentonte t’ia mbathte.
Qendra tregtare është mbyllur dhe personat që ishin brenda saj u morën në pyetje e më pas u lanë të lirë.
Kapllani u dërgua në burg për t’u marrë më pas në pyetje
Jashtë qendrës tregtare u mblodhën disa njerëz përfshirë edhe tëafërmit e gruas së vrarë, të cilët kanë kërcënuar se do të marrin hak ndaj familjes së vrasësit.
Kapllani jetonte prej disa vitesh në Itali, dhe sipas informacioneve paraprake mësohet se ai ishte pronar i një ndërmarrjeje mermeri në Aquila.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›