E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryeqyteti me nderprerje te shpeshta energjie

Gjysma e kryeqytetit vuan prej dy ditësh mungesën e energjisë elektrike. Sipas CEZ Shpërndarje ndërprerjet vijnë për shkak të defekteve në nënstacione. Pas largimit të kësaj kompanie nga Shqipëria më 21 janar, Enti Rregullator i Energjisë garanton publikun se do të ketë furnizim të plotë me energji.

Ndërprerja e energjisë elektrike në Tiranë ditët e fundit po bëhet më e shpeshtë
Pothuajse gjysma e kryeqytetit në orë të caktuara gjendet pa energji elektrike.
Situata ka qenë më kritike në zonën e Komunës së Parisit.
Mungesa të gjata energjie ka patur edhe në në zonën e Tiranës së Re. Banorët e kësaj lagjeje shprehin dyshime mbi këtë shkëputje.

Sipas CEZ Shpërndarje ndërprerjet vijnë për shkak të defekteve në nënstacionet elektrike të ish-uzinës së Autotraktorëve dhe në atë të Selitës.
Javën e ardhshme pritet që kësaj kompanie t’i hiqet licenca.
Enti rregullator po mban komunikime me drejtues të CEZ-it për të garantuar furnizimin me energji elektrike.
Pas datës 21 janar ERE do të përcaktojë një administrator për të garantuar furnizimin me energji. Është një proces ligjor i cili do të ndodhë dhe të dy funksionet; shpërndarja dhe furnizimi me pakicë i konsumatorit do të vijojnë në forma të ndryshme ligjore, pavarësisht vendimit për CEZ më 21 janar.

Por pavarësisht garancisë së ERE për furnizim pandërprerje me energji subjektet private kanë menduar një tjetër formë më të sigurt, atë të gjeneratorëve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›