Blushi: Rama ndertoi Tiranen, do te ndertoje dhe Shqiperine
Kandidati per deputet ne Qarkun e Korces, Ben Blushi, ishte i pranishem dje ne disa lagje te qytetit te Korces, ku gjate takimeve dere me dere dhe mitingut te zhvilluar ka konstatuar varferimin e korcareve ne keto 4 vjet. "95 per qind e shqiptareve, sot po varferohen, nga korrupsioni i zi i Sali Berishes qe po shkreton vendin", tha deputeti socialist. Sipas tij, nese dikush pyet sot nje femije 5 vjec dhe nje te moshuar 95 vjec per te pershkruar se cili eshte Sali Berisha dhe cili eshte Edi Rama, ata do te thoshin te dy se Sali Berisha eshte ai qe beri '97-n. "Kurse Edi Rama, eshte ai qe ndertoi Tiranen dhe qe do te ndertoje Korcen dhe gjithe Shqiperine. Sali Berishen nuk e do Korca dhe per rrjedhoje nuk e do e gjithe Shqiperia", u tha mbeshtetesve korcare, kryesuesi i listes, Ben Blushi.