Dule: Te drejtat e komuniteteve, prioriteti yne
Kreu i Partise Bashkimi per te Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule, gjate nje takimi te zhvilluar diten e djeshme me komunitetin rom ne qytetin e Korces, ka theksuar tek te drejtat e ketij komuniteti duke theksuar se te drejtat e tyre jane prioritet i forces qe ai drejton jo vetem per zgjedhje. Gjate takimi te zhvilluar me kete shtrese e cila ka kerkuar here pas here nje vemendje me te madhe per nevojat ato qe ato jane, Dule permendi gjate ketij takimi reformat qe duhet te ndermerren ne fusha te ndryshme per kete komunitet. "Te drejtat e komuniteteve dhe te cdo njeriu, nuk eshte nje slogan qe ne e perdorim sa here qe vine zgjedhjet ose sa here qe ne duam qe te marrim votat. Per ne eshte arsyeja e ekzistences, per ne eshte filozofia, eshte nje nga akset kryesore te platformes, pra per ne eshte pjese esenciale e te gjithe aktivitetit", theksoi kreu i Partise Bashkimi per te Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule. Nepermjet programit te tij qeverises, ai premtoi nje angazhim me te madh nga qeveria e pas 28 qershorit.