E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milo: PDS, parti qe gjendet prane njerezve ne nevoje

Kryetari i Partise Demokracia Sociale, Paskal Milo, zhvilloi dje takime me anetare dhe simpatizante te Komunes Shirgjan te rrethit te Elbasanit, ku theksoi se partia e tij gjendet prane njerezve. Midis te tjerave, ai tha se Demokracia Sociale per nga vete natyra e programit te saj politik, eshte nje parti qe gjendet prane njerezve te thjeshte. "Kete nuk e kemi percaktuar vetem ne leter ne programin tone politik dhe elektoral, por jemi nje parti qe do ta bejme realitet ne momentin qe do te vijme ne qeverisjen e vendit bashke me partneret e tjere politik", deklaroi lideri i PDS. Ai u kerkoi banoreve te kesaj komune, te kene besim tek Demokracia Sociale, te votojne Demokracine Sociale, sepse duke votuar per Demokracine Sociale, kane votuar per te ardhmen e tyre me te mire, kane votuar per nje Shqiperi Evropian.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›