Blushi-Rames: Protestat po i ben kunder vizave Denis Dedej
Asambleja Kombetare e Partise Socialiste mori diten e djeshme kater vendime per rrugen qe do te ndiqet ne te ardhmen nga socialistet. Nderkohe qe nuk ka kaluar pa debate dhe gjate kesaj mbledhje, ku deklaratat kane qene te fokusuara tek protesta dhe efektiviteti i bojkotit. Nderkohe qe ka pasur dhe perplasje ne Asamblene e Partise Socialiste ne mbledhjen e djeshme. Keshtu Ben Blushi akuzon kreun socialist Rama se "Protestat i ke kunder vizave", nje deklarate e forte kjo. Nga ana tjeter ai ka nenvizuar faktin se bojkoti ishte nje deshtim dhe se duhet jene deputetet socialiste ne Kuvend. Debatet kane vijuar, ndersa jane marre dhe vendimet per rrugen qe do ndiqet. Nderkohe qe vendimet u bene te ditur nga kryetari i Asamblese, Gramoz Ruci, i cili theksoi se "nuk do te kete situate normale te veprimtarise parlamentare per sa kohe nuk zgjidhet kriza dhe nuk behet transparenca e zgjedhjeve". "Asambleja Kombetare e PS pas diskutimesh te shumta, konkludoi se: Partia Socialiste e Shqiperise do te organizoje protesta ne te gjithe territorin e vendit, te cilat do te kulmojne me protesten ne shkalle kombetare te dates 30 prill ne kryeqytet, Tirane". Se dyti, sqaroi zyrtari lart socialist, grupi Parlamentar i PS do te jete pjesemarres ne parlamentin shqiptar vetem, e theksoj vetem, per te shfrytezuar cdo hapesire parlamentare per te cuar perpara transparencen e zgjedhjeve te mohuar ne menyre jodemokratike, aspak kushtetuese, aspak procedurale e aq me pak pa vullnet politik te mazhorances aktuale per transparencen e zgjedhjeve, te thelle, te plote dhe te gjithanshme. Se treti, vijoi Ruci, Asambleja Kombetare pershendet gjithe mbeshtetjen e dhene nga partneret tane nderkombetare per kauzen, jo vetem te Partise Socialiste dhe te grupit te saj, por te te gjithe elektoratit shqiptar lidhur me transparencen e zgjedhjeve. "Njeheresh Asambleja Kombetare i ben dhe njehere apel te gjithe partnereve tane nderkombetare qe te vazhdojne gjithe perpjekjet dhe mbeshtetjen e tyre per zgjidhjen e krizes politike ne Shqiperi", u shpreh kreu i Asamblese Kombetare te PS. Se katerti, tha ai, Asambleja Kombetare ne vazhdim te nje vendimi te meparshem te saj vendosi qe me 18 prill, ne Tirane, te therrase Kongresin e Partise. Pas sqarimit te vendimeve, i pyetur nga mediat mbi tematiken e mbledhjes se Kongresit, Ruci tha se "do te mblidhet per situaten politike dhe per probleme te tjera programore dhe statutore te PS". Per sa i perket hyrjes ne Parlamenti, kreu i Asamblese tha se "nga pikepamja procedurale do te shfrytezojne cdo hapesire procedurale qe lejon qe PS te ngre kauzen e tyre per transparencen e zgjedhjeve dhe qe lejon ngritjen e komisionit hetimor". Ashtu sikurse, vijoi zyrtari lart socialist, PS do kerkoje qe ne menyre demokratike te krijohen hapesira plus per ngritjen dhe mbrojtjen e kesaj kauze. "Nuk ka normalitet te veprimtarise se komisioneve parlamentare dhe nuk ka ceshtje te tjera per grupin parlamentar te PS pa zgjidhur krizen politike dhe transparencen e zgjedhjeve", perfundoi fjalen e tij, Gramoz Ruci.
NDRYSHIMET
"Ka nje grup pune qe ka punuar prej 7 muajsh, ndryshimet qe do i paraqiten Kongresit jane gati. Asambleja Kombetare e Partise do te rithirret brenda 10 ditesh, ku do te shqyrtoje keto ndryshime programore dhe statutore", sqaroi Gramoz Ruci.
Asambleja
Batutat me pikante ne mbledhje
Arben Malaj: Jo justifikime qe radikalizmi i PS eshte kerkese e bazes socialiste, disa kolege perdoren edhe shifra qe deri 80% e anetareve te organizatave kerkojne bojkotin e perhershem te parlamentit. Kjo fryme e godet PS ne avantazhin e saj publik. U tentua te akuzoheshin socialistet ne baze qe kundershtojne bojkotin. Ata qe kundershtojne bojkotin e parlamentit nuk jane vetem ata qe jane ne pune apo qe kane biznes privat. Duhet te strukturohemi plotesisht si nje force politike parlamentare. Organizimi politik ka zvarritje, eshte me faze dhe eshte spontan. Pjesemarrja e kushtezuar ku flet 5 minuta nje koleg nga grupi dhe e shoqerojne 64 veta, pengon suksesin tone politik. Protestat nuk duhet te jene fillimi por nje harmonizim i reagimit tone publik, duke nisur me nderprerjen e bojkotit.
Ben Blushi: Ne jemi mbledhur sot per te dale me nje vendim, por nuk po shoh asnje projektrezolute apo vendimi qe duhet ne fund ta votojme. Ne lidhje me Kongresin, kerkova qe ai te jete kongres politik dhe jo statutor. Me vjen mire qe e kuptuat qe duhet t'i japim fund bojkotit. Ne kete rruge kutite nuk hapen. E vetmja menyre per te hapur kutite jane zgjedhjet e ardhshme. Ne kete kuptim ne duhet te jemi pa ekuivok per te hyre ne zgjedhje lokale, sepse ka pasur njerez qe e kane vene ne dyshim hyrjen ne zgjedhjet lokale. Asnjehere s'duhet vene ne dyshim nese duhet te hyjme ose jo ne zgjedhjet lokale, sepse aty mund te provojme qe kemi qene shumice ne 28 qershor duke fituar zgjedhjet lokale. Duhet te kete nje vendim te Asamblese per hapat qe do te merren ne te ardhmen.
Taulant Balla: Po shoku Gramoz duhet marre nje vendim! Vendimi duhet te kete tre pika, protesta ne te gjithe vendin, me 30 prill shqiptaret te mbeshtesin protesten tone ne Tirane dhe Asambleja i kerkon te gjithe deputeteve qe te vihen ne sherbim te interesave te Partise Socialiste per rrezimin e Qeverise.
Servet Pellumbi: Bojkoti ka qene deri tani i suksesshem por qe tani e tutje duhet qe te alternohet jeta aktive parlamentare me protestat. Deputetet socialist duhet te marrin pjese ne komisionet parlamentare.
Damian Gjiknuri: Vajtja ne parlament dhe kombinimi i saj me protesta eshte e vetmja rruge e mundshme qe kemi. Nuk duhet qe te bejme fotografimin e mendimit te bazes, pjesa derrmuese e tyre jane per qendrim radikal.
Erion Brace: Nuk kemi pse tolerojme kaq shume me sekretaret qe nuk vijne fare. Kryesia nuk duhet te mblidhet sepse ka njerez qe dalin aty vetem per shou. Duhet te behet votebesimi i Kryesise dhe sekretariatit.
Saimir Tahiri: Qendrimi i pakushtezuar me parlamentin duhet te vazhdoje domosdoshmerish, duke e konsideruar kete vetem nje artikulim te protestes tone, qofte brenda apo jashte salles se parlamentit, me nje fjalim apo duke ndare 60 minuteshin e diskutimeve te lira ne dy gjysma, nje per mazhorancen dhe nje per protesten tone.
Arben Ahmetaj: Duhet te vazhdojme luften tone per transparence e zgjedhjeve parlamentare te 28 qershorit. Kemi fituar mbeshtetjen e nderkombetareve per ceshtjen per te cilen ne po luftojme.
Ilir Beqja: Shqiperia eshte ne krize ekonomike. Perdite e me shume cmimet po rriten dhe ndihen nga familjaret shqiptaret. Duhet te vazhdojme protestat per keqqeverisjen e vendit dhe krizen ne te cilen ndodhet vendit.