Rama: Me 30 prill, ne "Skenderbej"
Denis Dedej
Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, ftoi dje qytetaret qe t'i bashkohen protestave te opozites ne te gjithe Shqiperine, qe fillojne javen e ardhshme dhe kulmojne me 30 prill ne Tirane. Gjate fjales se mbajtur ne Asamblene Kombetare te PS, kryesocialisti tha se partia qe ai drejton po lufton qe pushteti te mos merret me ne tavolinen e komisioneve te korrupsionit elektoral. "Dhe jam i bindur se me po ate fuqi e perkushtim ju do te luftoni per lirite e te drejtat njerezore, qofte ne Parlament ku ne do te shkojme per nje arsye dhe vetem nje, transparencen e kutive te votimit, qofte ne rrugen e protestes ku ne do te jemi bashke me popullin opozitar per te gjitha arsyet e keqqeverisjes qe buron nga ato kuti te mbyllura", deklaroi Rama. Sipas tij, "frika e ketij pushteti nga hapja e kutive nuk eshte vetem frika nga e verteta e 28 qershorit, por frika nga renia e nje piramide qeverisese qe i ka themelet ne shume kuti te mbyllura, ku kutia e ekonomise eshte nje force eksplozive qe po u hap do te shkaktoje habi e dhimbje shume te medha per shkak te gropes se madhe te borxheve te renda qe sot qeveria e Ruzhdies mundohet t'i laje duke kerkuar lart e poshte neper bote borxhe te reja". Sipas liderit socialist, cdo hap qe kane ndermarre e qe do te ndermarrin deri ne realizimin e kerkesave te tyre frymezohet nga nje ndjenje e thelle pergjegjesie per fatet e vendit. Ai tha se refuzimi i pushtetit per te dialoguar e per te gjetur nje zgjidhje, edhe pas kerkesave te vazhdueshme jo vetem te Partise Socialiste, por edhe te partnereve tane nderkombetare, e tregon fare qarte, se ku buron fuqia e ketij pushteti dhe pse ky pushtet nuk mund te heq dore nga kjo fuqi. "Per sa kohe Parlamenti nuk udhehiqet ne veprimet e tij nga Kushtetuta, ligji dhe vete rregullorja e tij, Partia Socialiste nuk ka asnje pune tjeter me kete Parlament pervec ceshtjes se transparences, qe vjen vetem permes hapjes se kutive", theksoi qendrimin e PS, Edi Rama. Ai nenvizoi se grupit Parlamentar Socialist do te jete ne Kuvend vetem per te deshmuar vullnetin per transparence e per zgjidhje parlamentare dhe nuk do te heqim kushtezimin e pjesemarrjes sone ne axhenden e punimeve te Kuvendit deri diten kur pushteti i Ruzhdies nuk do te mbaje peng kutite, ku fshihet mekanizmi i korrupsionit elektoral. "Ne jemi gati per cdo kompromis mbi interesat, por nuk bejme asnje kompromis mbi parimet", u shpreh lideri i selise roze. Ai tha se PS nuk mund te heqe dore ne asnje menyre dhe per asnje arsye nga transparenca, sepse do te hiqnin dore menjehere dhe pa asnje arsye nga e drejta per t'i dhene cdo njeriu garancine ne te drejten e vet per te zgjedhur. "Ju ftoj qe ta adoptojme 30 prillin si daten e rikthimit ne bulevardin "Deshmoret e Kombit", te te gjithe mases qytetare protestuese, qe nga cdo qytet e cdo fshat i Shqiperise duhet te ftohet te vije pasi ne gjate gjithe ketij muaji kemi shkuar ne cdo qytet dhe fshat te Shqiperise per t'u bere bashke me ta zedhenes te halleve dhe te problemeve te tyre, qe jane halle dhe probleme perdite e me te medha ne kushtet e nje pushteti qe shton perdite e me shume fuqine e arrogances, duke u larguar perdite e me shume nga rruga e arsye", perfundoi fjalen e tij duke ftuar qytetaret ne protesta, Edi Rama.
BORXHI
"Luigj Gurakuqi, ministri i financave po aq sa dhe njeri prej heronjve te mendimit te ketij kombi thoshte: Nuk ka me keq per nje popull sesa te qeveriset nga nje qeveri qe borxhet i lan me borxhe", u shpreh kryetari i PS, Edi Rama.
FTESA
"Ju ftoj qe ta adoptojme 30 prillin si daten e rikthimit ne bulevardin "Deshmoret e Kombit", te te gjithe mases qytetare protestuese, qe nga cdo qytet e cdo fshat i Shqiperise duhet te ftohet te vije pasi ne gjate gjithe ketij muaji kemi shkuar ne cdo qytet dhe fshat te Shqiperise per t'u bere bashke me ta zedhenes te halleve dhe te problemeve te tyre, qe jane halle dhe probleme perdite e me te medha ne kushtet e nje pushteti qe shton perdite e me shume fuqine e arrogances, duke u larguar perdite e me shume nga rruga e arsye", ftoi dje qytetaret ne protesta, kryetari i PS, Edi Rama.