E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Vizat, ceshtje teknike, Shqiperia ka progres"

Belgjika, jo vetem qe do te mbeshtese Shqiperine per procesin e integrimit ne Bashkimin Evropian, por ka dhene garanci se procesi i vizave tashme eshte nje proces i mbyllur tashme dhe se Shqiperia do te perfitoje sipas afateve te percaktuara. Kryeministri belg, Yves Leterme ka konfirmuar ekskluzivisht per Tv Klan, qe nga Brukseli se ceshtja e azikerkuesve shqiptare nga Maqedonia dhe Serbia nuk ka asnje efekt mbi heqjen e vizave afatshkurtra per qytetaret e Shqiperise. Ai ka thene gjithashtu, se procesi eshte teknik dhe jo politik, se arritjet e Shqiperise jane te dukshme. Njeheresh ka rikonfirmuar se pritet raporti i eksperteve te Komisionit Evropian per t'i dhene mbeshtetje ketij procesi. Laterme ka nenvizuar faktin se Belgjika, si vendi qe do te kete presidencen e radhes se BE, eshte e pergatitur per heqjen e vizave, por duhet thene se eshte nje proces teknik, nuk eshte nje proces politik, duke nenvizuar se eshte ne baze te meritave te secilit vend, qe do te vendoset se nese do te aprovohet heqja e vizave
Zoti kryeminister, kohet e fundit eshte folur per nje impakt te mundshem te asaj qe, meqenese azikerkuesit nga Maqedonia dhe Serbia te ardhur ne Belgjike jane shqiptare, rrjedhimisht kjo do te kete efekt negativ per heqjen e vizave per qytetaret e Shqiperise. A eshte e vertete kjo apo eshte spekullim?
Jo, nuk duhen nxjerre konkluzione nga ajo qe ndodhi me azilkerkuesit nga Maqedonia dhe Serbia. Kjo eshte ne fakt rezultati i nje manipulim, qe i eshte bere atyre qytetareve te te dyja vendeve. Pra, nuk ka konkluzion per te nxjerre nga kjo. Madje, nderkohe, kjo ceshtje eshte zgjidhur.
Ju keni vizituar kohet e fundit Ballkanin dhe jeni ndalur ne Shqiperi. Ditet e fundit, edhe nje grup eurodeputetesh e kane vizituar Shqiperine, duke u shprehur i impresionuar nga progresi per kriteret teknike. A e ndani kete mendim?
Mendoj, se Shqiperia ka bere progrese, por ju takon specialisteve evropiane qe te na paraqesin vleresimin e tyre global per kete ceshtje. Nderkohe, mendoj se eshte bere progres nga qeveria dhe administrata shqiptare.
A eshte pergatitur Presidenca belge, qe eshte presidenca e ardhshme e BE-se per heqjen e vizave me Shqiperine dhe Bosnjen?
Sigurisht jemi te pergatitur, por duhet thene se heqja e vizave eshte nje proces teknik, nuk eshte nje proces politik. Eshte ne baze te meritave te secilit vend, qe do te vendoset se nese do te aprovohet heqja e vizave afashkurtra. Une kam folur edhe me kryeministrin Berisha per kete ne takimin e Partise Popullore Evropiane dhe ai eshte i te njejtit mendim.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›