E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Ndeshkimet kolektive te OSSH-se, te paligjshme"

Ministri i Ekonomise, Tregtise dhe Energjetikes, Dritan Prifti, i konsideron te paligjshme nderprerjet kolektive te energjise elektrike te aplikuara ne mase te gjere nga ana e Operatorit te Sistemit te Shperndarjes. Gjate nje interviste per TV "Klan", Prifti theksoi se OSSH ka per detyre te furnizoje pa nderprerje te gjithe konsumatoret qe e paguajne energjine dhe se nje mase e tille ekstreme e penalizimit kolektiv nuk mund te tolerohet. "Ne nuk mund te tolerojme ne faktin qe nje konsumator qe paguan energjine elektrike te mos ta kete ate dhe penalizohet ne menyre kolektive nga nje komshie e tij, apo nga njerez te tjere qe nuk paguajne ne zonen ku ai sherbehet", deklaroi Prifiti. Sipas tij, ditet e fundit jane bere me qindra largime nga puna te personave qe abuzojne me detyren. Per te, eshte e veshtire te ndahet nese pergjegjesia eshte e drejtuesve kryesore apo drejtuesve lokal, kjo nuk ka shume rendesi. "Rendesi ka qe kjo kompani nuk po ben punen, nuk po ben detyren, nuk po i sherben konsumatoreve si duhet t'i sherbeje. Ne do te ndalemi me tej me kete kompani per te pare te gjitha hapesirat ligjore qe ka qeveria dhe ministria per te nderhyre", u shpreh ministri i Ekonomise, Tregtise dhe Energjetikes. Gati nje vit pas privatizimit te 76 per qind te aksioneve te OSSH nga ceket e CEZ-it per nje vlere prej 102 milione eurosh, Ministria e Ekonomise ka rezerva ne lidhje me reformat dhe investimet e kryera deri me tani nga kjo kompani. "Kompania duhet te pershpejtoje me reformat brenda vetes, me stafin, sepse pothuajse eshte i njejti staf kur ndermarrja ishte shteterore, ka shume njerez qe vazhdojne abuzojne pavaresisht nderrimit te prones se kompanise dhe duhet kompania duhet gjithashtu te rrise investimet ne sistemin e matjes, ne sistemin e shperndarjes te energjise elektrike, qe te kete nje sherbim me eficence me te larte per konsumatoret", vleresoi Dritan Prifti. Nderprerjet kolektive nuk jane shqetesimi i vetem i konsumatoreve, te cilet muajt e pare te ketij viti, po perballen me fatura te kripura te energjise, jo vetem per shkak te shtrenjtimit, por me se shumti te abuzimit me faturimin e energjise nga OSSH.
Qytetaret shkodrane: Ne po paguajme, OSSH heq dritat
Per te pasur energji elektrike nuk vlen me motoja "Paguaje qe ta kesh". Operatori i Sistemit te Shperndarjes po ndjek nje filozofi te re me rregullen "me te thatin digjet edhe i njomi". Me kete logjik OSSH-ja vazhdon te ndeshkoje edhe qytetaret shqiptare qe i paguajne rregullisht faturat e tij, te rregulltat dhe te parregulltat. Me kete filozofi, OSSH ka ndeshkuar nje fshat te tere prej ditesh vetem sepse disa familje nuk e kane paguar energjine. Ne Gucine e Re ne Shkoder, OSSH-ja ua nderpreu energjine edhe abonenteve te rregullt per plot 5 dite, dhe e ktheu ate vetem te premten, pas denoncimit te ketij skandali ne televizionin Klan. Nje banor i ketij fshati, Pal Vuksani, thote se ka mbi 20 vjet qe nuk ka lene asnje muaj pa i paguar detyrimet mbi energjine elektrike. "Mirepo, per fat te keq, nuk vijne, vijne nje here ne tre muaj. Ne kerkojme qe te kemi drita dhe te kerkojme qe te mos rrime asnje minute bosh", tha Vuksani. Nje tjeter banor i kesaj zone, Hava Llukaj, tha se eshte paguese e rregullt, i ka librezat te gjitha te paguara. "Gjithkush paguan per vete, une nuk kam faj, nese nena ime nuk ka te paguaje keputja ne shtylle", vleresoi ajo. Ndersa kryeplaku i fshatit Gucia e Re, Xhema Llukaj, tha se punonjes te OSSH i kane thene atij se "nese nuk paguhen te gjitha leket masat do te jene drastike, do te kepusim linjen ne te gjithe fshatin". "Behet nje presion psikologjik qe nuk eshte e drejte. Une kerkoj qe te kem patjeter drita derisa une i paguaj. Nuk eshte e arsyeshme qe te kete nje denim kolektiv", theksoi Llukaj. Per ankesat e ketyre banoreve, te ngjashme me nje pjese te madhe te konsumatoreve ne mbare vendin shkojne edhe per menyren e faturimit. Mjaft prej tyre thone se jane te detyruar te paguajne fatura aforfe ndonese i kane aparatet mates. Me sloganin "Ne sjellim drite ne familjet tuaja", OSSH ne realitet po u sjell erresire edhe qytetareve shqiptare qe po e paguajne energjine.
OSSH, privatizimi me i keq i qeverise
Teksa shitja OSSH-se, kompanise ceke "CEZ" ne vleren e rreth 100 milione eurove u quajt sukses rajonal nga qeveria shqiptare, ajo qe po ndodh nje vit pas privatizimit te kesaj kompanie ne terren, mund te quhet me plot gojen nje deshtim. Tv "Klan" ka muaj qe gjendet prane qytetareve shqiptare me nje mori kronikash, ku ne zona te tera dritat kane ikur me dite dhe po me dite kane qene dhe vonesat e OSSH -se ne riparimin e situates. Ndryshe nga shume kompani te tjera shteterore, qe kur u privatizuan rriten cilesine e sherbimit, me OSSH-ne ndodhi e kunderta. OSSH u sherbente me mire dhe me me cilesi qytetareve kur ishte publike, sesa tani qe eshte private. Teksa OSSH shteterore iu pergjigjej ankesave te qytetareve brenda disa oreve, OSSH private u pergjigjet brenda disa javeve. Teksa nje subjekti privat per te lidhur nje kontrate me OSSH shteterore i duhej nje jave, me OSSH private i duhet me shume se 3 muaj. OSSH kishte premtuar perpara privatizimit se do te investonte shuma te medha, thuhej rreth 200 milione euro, per te permiresuar cilesine e sherbimit. Nderkohe qe pas nje viti investimet jane pothuajse zero. Madje burime prane drejtorise rajonale te OSSH-se, se Tiranes bejne te ditur per "Klan" se, ne kete moment nuk ka asnje meter kabull per t'iu pergjigjur emergjencave dhe Tirana eshte plotesisht ne meshire te fatit. Tashme eshte e qarte per te gjithe se OSSH eshte shnderruar ne nje hinke qe vetem mbledh leke nga qytetaret shqiptare dhe nuk investon asnje kacidhe. Ne kete situate "topi" i ngelet qeverise shqiptare. A duhet te vazhdoje qeveria shqiptare te "masturboje" me shifren e privatizimit te kesaj kompanie, apo te gjendet prane interesave te qytetareve shqiptare, duke e detyruar kete kompani tashme private te respektoje te gjithe pikat e kontrates? Kete pergjigje, qeveria shqiptare e ka te qarte. I mbetet vetem te veproje ose ne te kundert te ndeshkohet nga qytetaret e vet.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›