Meta: Te rinjte e Presheves, Shkollimi dhe ne Shqiperi
Zevendeskryeministri dhe ministri i Puneve te Jashtme, Ilir Meta, priti sot nje grup studentesh nga Lugina e Presheves, qe studiojne ne universitetet e Shqiperise. Ne fjalen e tij, Meta, u shpreh se duke u takuar me studentet nga Lugina e Presheves, qe studiojne ne universitetet e Shqiperise, po takonte te ardhmen e Lugines, me qytetare me te shkolluar, qe do te kontribuojne ne zhvillimin e gjithanshem te saj. "Per te arritur ne kete vizion te perbashket, Shqiperia eshte angazhuar plotesisht per te kontribuar ne shume drejtime, nje prej te cilave eshte dhe diplomimi i qindra djemve e vajzave nga Lugina e Presheves ne Universitetet e Shqiperise", u shpreh kreu i diplomacise shqiptare. Ne nje tjeter aktivitet, Meta, u takua me ministrin per Kthime dhe Komunitete te Republikes se Kosoves, Sasha Rashic. Takimi u perqendrua ne bashkepunimin gjithnje ne rritje mes dy vendeve tona, si dhe zhvillimet progresive ne Kosove, ku nje theks i vecante iu kushtua integrimit te metejshem te komuniteteve, perfshi atij serb ne institucionet qendrore e lokale te Kosoves. Gjate takimit, Meta e njohu Rashic me viziten e zhvilluar disa dite me pare ne Serbi, perfshire dhe viziten ne Luginen e Presheves dhe takimet konstruktive me autoritetet me te larta serbe, c'ka deshmon per nje etape te re ne marredheniet mes Shqiperise dhe Serbise, te cilat jane mjaft te rendesishme per stabilitetin ne rajon, per nje bashkepunim te zgjeruar ne te gjitha fushat me interes te ndersjellte, ne sherbim te te dy vendeve, si dhe per nje integrim te shpejte evropian.