E Shtunë, 31 Tetor 2026

Borshardt, apel politikes: Ti jepet fund krizes

Gjermania ka kerkuar dhe njehere qe palet politike ne Shqiperi te arrijne konsensusin dhe t'i japin fund ngercit politik. Ambasadori gjerman ne Tirane, Borshard ka perfituar nga nje eveniment i perbashket shqiptaro-gjerman ne qytetin e Durresit per te riperseritur mesazhin per krizen politike. Duke folur per investimet e huaja ne Shqiperi, diplomati gjerman u fokusua ne aspektin politik. "Shpresoj qe sinjali i krizes se shpejti te marre fund. Pasi ky sinjal mban larg te interesuarit potencial per te", u shpreh Borshard. Sipas ambasadorit gjerman, krijimi i nje mjedisi pozitiv eshte mjaft i rendesishem per angazhimet private ne Shqiperi. "Angazhimet private kane nevoje per nje mjedis pozitiv. Ne kete kontekst , faktore te tille si lufta kunder korrupsionit, dhe garancia e sigurise ligjore kane rendesi thelbesore", u shpreh kryediplomati gjerman ne Shqiperi. Borshard i shoqeruar dhe nga perfaqesues te tjere te pushtetit qendror e vendor moren pjese ne ceremonine e 100 diteve te para te veprimtarise se nje shoqerie shqiptaro-gjermane te perpunimit te mallrave dhe anijeve ne Durres, me nje investim prej 2 milione eurosh. Kjo nuk ka qene hera e pare qe ambasadori gjerman ne Shqiperi ka percjelle qendrimin e Bonit per arritjen e akordit mes partive politike dhe dhenien fund te krize ne Shqiperi. Madje me se njehere i eshte bere thirrje opozites socialiste qe te zere vendet perfundimisht ne Kuvend, duke dhene kontributin e saj per reformat integruese. Njeheresh ka kerkuar qe dhe mazhoranca te kontribuoje per arritjen e konsensusit per hetimin e plote te zgjedhjeve te 28 qershorit, duke respektuar Kushtetuten e vendit dhe ligjet shqiptare ne fuqi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›