Muhedini, ende pa pergjigje nga Berisha per qeverisjen
Pavaresisht marreveshjes se nenshkruar me PD-ne, perpara zgjedhjeve parlamentare te 28 qershorit, ende mes PD-se dhe PDI-se nuk eshte diskutuar per ndarjen e posteve ne ekzekutiv. Kryetari i PDI-se, Tahir Muhedini fillimisht kerkoi qe partia qe ai drejton, pas marrjes se mandatit te nje deputeti ne zgjedhje, te perfaqesohej ne qeveri me nje post ministri. Por duket se kjo kerkese nuk u mor parasysh nga kryeministri Berisha. Pas ketij refuzimi, Muhedini i uli pretendimet, teksa kerkoi perfaqesimin ne qeveri me tre zevendesministra dhe me dy ambasadore ne vende kyce, si Shtetet e Bashkuara te Amerikes dhe ne Bashkimin Evropian, se cilet do te mundnin ta mbronin ceshtjen came. Deri me tani s'ka asnje pergjigje nga ana e kreut te qeverise, Berisha, per kerkesat e tij.