Blushi: Tuneli Tirane-Elbasan te con prape ne“tunel” Qamil Xhani
Deputeti i Partise Socialiste, Ben Blushi e ka cilesuar ndertimin e rruges “Tirane-Elbasan”, si nje investim qe nuk zgjidh problemet e qe kane qytetet kryesore. Ne takimin e zhvilluar dje ne Perrenjas, Blushi ne menyre figurative u shpreh se ky tunel te nxjerre serish “tunel” pasi vendi vuan nga papunesia dhe korrupsioni. “Problemi i tunelit eshte se vjen nga varferia qe ka Tirana dhe Durresi, futesh ne tunelin qe do te inauguroj Saliu per dy jave, me taksat tuaja dhe del prape ne tunel. Nuk ke dale ne drite, nuk ke dale nga papunesia nuk ke dale nga korrupsioni, nuk ke dale nga mjerimi, nuk ke dale nga injoranca. E fillon ne Tirane, e mbaron ne Elbasan, ose e kunderta nisesh nga Elbasani shkon ne Tirane prape tunel”,- u shpreh dje Blushi. Kryesuesi i listes se kandidateve te PS-se ne Elbasan ka prezantuar dje dhe kandidatet e tjere ne kete qark. Ne Perrenjas dhe Cerrik ai prezantoi kandidatin Taulant Balla, Kastriot Gurra, Sokol Skura dhe Musa Ulqini. Blushi u shpreh se PS-ja vjen ne Elbasan me kandidatet me te mire, duke sjelle nje liste te balancuar qe perfaqesojne vlerat me te mira te se majtes. “Ne kemi nje liste te balancuar ne qarkun e Elbasanit. Kemi deputete, kandidate per deputete qe garantojne nje ekuiliber te shkelqyer burrash dhe grash, profesionesh, krahinash, moshash, virtytesh, vlerash”,- tha Blushi. Ne menyre te vecante ai ka vleresuar dhe kendimin e Musa Ulqinit. “Besoj se kemi bere nje zgjedhje te shkelqyer, jo vetem Cerrikun dhe Belshin ku Musai do te jete deputete, por edhe per Elbasanin”,- tha Blushi. Deputeti i PS-se eshte ndalur dhe ne menyren sesi PS-ja e mendon zhvillimin e vendit. Ai u shpreh se cdo gje do te nise nga punesimi, duke u rikthyer shpresen dhe mireqenien qytetareve. Blushi shtoi se varferia e sotme vjen jo nga mungesa e pasurive te vendit, por nga korrupsionit dhe mungesa e vizionit te qeverise. “Shqiperia eshte e varfer jo se nuk ka njerez punetore, jo se nuk ka diell, jo se nuk ka uje, jo se nuk ka toka, jo se nuk ka male, jo se nuk ka det, po se nuk ka qeveri. Do t’i kthejme qeverisjen ne 23 qershor Shqiperise. Do te heqim Sali Berishen nga pushteti, do t’u japim shprese gjithe ketyre vajzave dhe djemve te cilet sot jane te papune. Ndryshimi i Shqiperise do te filloje nga puna”,- u shpreh deputeti Ben Blushi. Ne takimin e zhvilluar ne Perrenjas ka folur dhe deputeti Taulant Balla. Ai tha se ne mandatin e saj te pare, PS do te hape 500 vende te reja pune ne kete qytet. “Ne kater vitet e ardhshme Partia Socialiste ka nje objektiv shume te qarte. Objektivi eshte krijimi i te pakten 500 vende pune te reja ne Perrenjas brenda 4-vjecarit te ardhshem. Eshte e vetmja menyre dhe e vetmja hapesire qe kete qytet ta rilindim ashtu sic i ka pasur hije dikur Perrenjasit, nje qender e madhe prodhimi per te gjithe Shqiperine”,- u shpreh deputeti Tulant Balla.