Blushi e Xhacka, ne Korce: Votoni PS
Kandidati per deputet ne Qarkun e Korces, Ben Blushi, shoqeruar nga kandidatja Olta Xhacka, kane vizituar lagjet 14, 15, 16 te qytetit. Blushi eshte shprehur se programi i PS eshte programi me i mire qe iu ofrohet shqiptareve, pergatitur nga grupe ekspertesh dhe i mbeshtetur nga nje ekip profesionistesh. "Me 28 qershor ka vetem nje rruge: Te shkojme per te votuar per kandidatet e Partise Socialiste ne te gjithe Korcen, shkojme per te votuar per veten. E majta ndihmon te varfrit, ndihmon ata qe nuk kane pune, ndihmon ata qe shkojne ne emigracion, sepse ne Shqiperi nuk ka pune", ka deklaruar Blushi. Per te cilin, kjo e djathte e deformuar ndihmon vetem dhjete apo njezete miqte e Saliut, ka dhe nja dy ketu ne Korce bashke me Ridvan Boden, qe vijne per t'ju vjedhur taksat. Nderkohe qe kandidatja Xhacka ka folur per politiken e re te ndryshimit, me fitimin ne zgjedhjet parlamentare te 28 qershorit, Partia Socialiste do t'i kushtoje nje rendesi te vecante zgjidhjes se problemeve me te cilat hasen sot qytetaret, duke i vene ata dhe shqetesimet e tyre ne qender te politikberjes. "Duke vizituar lagjen 16 te qytetit te Korces, arritem te takojme edhe kete familje, familjen e Gezim Kodres, qe prej vitesh me radhe jeton ne kete barake ne kushte te mjerueshme jetese. Eshte e tmerrshme, eshte vertet e trishtueshme qe pas 18 vjetesh tranzicion, ne vitin 2009 te vazhdojme te ndeshemi me fenomene te tilla", tha Xhacka, duke bere thirrje te votojne PS.