E Diel, 1 Nëntor 2026

Milo prezanton kandidatet ne Lezhe: Vendi, nevoje per ekuilibra

Kryetari i Partise Demokracia Sociale, Milo u takua me anetare dhe simpatizante te rrethit te Lezhes ku prezantoi kandidatet per deputet te Qarkut te Lezhes, qe kryesohet nga Petraq Kalemi e Fran Mata. Ai u tha te pranishmeve se duke votuar per Demokracine Sociale, ju keni vendosur nje ekuiliber politik te domosdoshem per te ardhmen qeverisese te Shqiperise. "Perqendrimi i pushtetit vetem ne duart e nje force politike, ne nje Shqiperi qe nuk ka akoma nje demokraci te pjekur evropiane eshte gjithmone e demshme, sepse kultivon prepotencen politike, kultivon injorimin e te tjereve, mos marrjen parasysh te interesave te te gjitha grupimeve sociale. Kete pervoje te hidhur, ne e kemi pasur ne Shqiperi dhe e kemi te shprehur ne qeverisjen aktuale", deklaroi Milo.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›